Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti “e keqja më e madhe e vendit”.
Berisha u shpreh se “e ka për nder”, duke shtuar se e konsiderojnë të tillë pasi mbron interesat e qytetarëve. Kryedemokrati theksoi se “unë jam më e keqja sepse për Ramën më e mira është krimi, droga dhe spastrimi etnik”.
“Më konsiderojnë të tillë sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Ka pakënaqësi ndaj meje sepse mbroj me dokumente se Shqipëria është narkoshtet, por Rama bën gjithçka ta denoncojë këtë qëndrim timin.
Unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik. E kam për nder atë që Edi Rama thotë dhe miqtë e tij”, tha Berisha.
