Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e njësisë numër 3 të kryeqytetit, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026.
Teksa një qytetar përmendi kundërshtarin e tij politik Sali Berishën, Rama u shpreh se nuk e llogarit duke e cilësuar si ‘të keqen e vendit’.
“Përmende dikë që unë nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe që merrem me të vetëm kur ka fushatë sepse jam i detyruar, sepse jemi në arenë dhe duhet të merrem, Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht.
Është një e keqe e madhe që nuk iu është ndarë këtij vendi, ajo frymë, një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty çfarë nuk ka”, u shpreh Rama.
