E diel, 20 Prill, 2025

Nata e tretë e luftës, betejë për çdo rrugë të Kievit në shtetrrethim! Rusia urdhëron sulm në të gjitha drejtimet: Negociatat dështuan! Perëndimi mban fjalën, armë drejt Ukrainës! Zelensky: Jemi bashkë

Share

KIEV-Lufta vijon të intensifikohet në Ukrainë, ku në ditën e tretë të bombardimeve rusët duket se kanë përparuar drejt Kievit. Nata e sotme pritet të jetë e gjatë në kryeqytetin ukrainas i cili tashmë është në shtetrrethim gjatë gjithë natës. Ndërkohë që Rusia ka urdhëruar sulm në të gjitha drejtimet pasi sipas saj tentativat për negociatat dështuan. Ndihmë dhe armë janë nisur drejt Ukrainës nga vendet perëndimore. 

Para diten e sotme Presidenti i Ukrainas, Zelensky në një deklaratë për media thotë se planet e Rusisë për ta kapur dështuan dhe se ushtria ukrainase iu ka prishur planet rusëve. Zelensky tha se kryeqyteti Kiev dhe qytetet kryesore rreth tij ishin ende nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

“Shkatërrimi nga raketat dhe artileria e ndërtesave të banimit është argumenti përfundimtar që bota të jetë pranë nesh në ndalimin e pushtimit të pushtuesve”, tha ai.

Zelenky i bëri thirrje përsëri ukrainasve që t’i rezistojnë pushtimit rus dhe pati një fletës për të gjithë miqtë jashtë se kush do të vijë të mbrojë Ukrainën është i mirëpritur të bashkohet me ne. Ai tha gjithashtu se Ukraina ka fituar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko teksa ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 të mëngjesit, paralajmëroi: “Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.”

Zelensky zhvilloi edhe një telefonatë me presidentin francez Macron, ku kishjte marrë zotimin “se armë dhe pajisje nga partnerët ndërkombëtarë janë rrugës”

“Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë. Koalicioni kundër luftës po funksionon!’- shkruan Zelensky.

Numri i njerëzve të larguar deri më tani (26 shkurt) nga Ukraina si pasojë e luftës ka shkuar në 150,000. Lajmi u bë i ditur në Gjenevë Filippo Grandi nga komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.

“Më shumë se 150,000 refugjatë ukrainas kanë kaluar tani kufirin në vendet fqinje, gjysma e tyre (kanë shkuar) në Poloni dhe shumë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe vende të tjera. Zhvendosja e popullsisë në Ukrainë është gjithashtu në rritje, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrit”, shkroi Grandi në Twitter.

Ndërkohë, qiejt evropianë mbyllen gjithnjë e më shumë për aviacionin civil rus: deri te shtunen, 10 vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për fluturimet nga Moska dhe Shën Petersburg. Ato janë Britania e Madhe, Lituania, Letonia, Estonia, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia, Moldavia, Rumania dhe Bullgaria.

Mëngjesin e sotëm u bombardua një godinë banimi për civile, një pallat shumëkatësh. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ditën e djeshme, ashtu siç pritej, nuk miratoi dot rezolute kundër ndërhyrjes në Ukrainë, për shkak të vetos së Rusisë. Megjithatë të gjithë kombet e pranishme kanë duartrokitur shtetin e Ukrainës, pasi ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, bëri thirrje për një moment heshtjeje për të nderuar ata që kishin vdekur në Ukrainë.

Ushtria ukrainase thotë se deri tani janë vrarë më shumë se 3,500 ushtarë rusë dhe pothuajse 200 janë zënë robër. Ata shtojnë se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se trupat e saj janë urdhëruar të sulmpjnë në çdo drejtim.

Sipas ministrisë ruse sulmi rifillon, disa orë pasi ishte ndërprerë për kryerjen e negociatave me qeverisë ukrainase.

 “Pasi pala ukrainase braktisi procesin e negociatave, sot të gjitha njësitë u urdhëruan të vazhdojnë sulmin në të gjitha drejtimet në përputhje me planin e operacionit”, tha ministria.

Te tjera

Lajme te tjera