E diel, 20 Prill, 2025

Mimi Kodheli: Shqipëria dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi për pasojat e veprimeve të tyre

Share

Mimi Kodheli, e cila mban edhe postin e zv/presidentes në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në një dalje për mediat ka deklaruar se Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës. Ajo u shpreh, se edhe Shqipëria do të vendosë sanksione kundër Rusisë njësoj siç kanë bërë edhe shtetet e tjera europiane.“Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të fortë në mbrojte të sovranitet territorial të Ukrainës. Ajo është e pandashme dhe se çdo sfidë ndaj saj prek të gjitha vendet e BE. Shqipëria në qëndrimet e Bashkimit Evropian, SHBA dhe vendetave partnere nuk është mjaftuar vetëm me fjalë. Shqipëria i është bashkuar sanksioneve që BE dhe SHBA kanë vendosur ndaj Rusisë, duke marrë mbi vete edhe reagimet e Rusisë”, tha Kodheli.

Ndër të tjera, zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) Mimi Kodheli ka dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë. Kodheli deklaroi, se situata në Ukrainë po përshkallëzohet nga momenti në moment duke shtuar numrin e viktimave. Duke kërkuar që Rusia të mbajë përgjegjësi për aktet e kryera. Kodheli shtoi se kjo që po ndodh është mënyrë e të treguarit se kush është më i forti.

“Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe qeverinë e Bjellorusisë për mundësimin e këtij sulmi. Shqipëria mbështet pa asnjë ekuivok sovranitetin dhe integritetin territorial te Ukrainës. Me aleatët tanë qëndrojmë përkrah popullit të Ukrainës dhe presidentit të saj legjitim të dalë nga zgjedhjet demokratike, Parlamentit e qeverisë së Ukrainës. Mendimet tona janë me gjithë familjet e viktimave dhe të plagosurve. Ne i bashkohemi deklaratës së Këshillit të Atlantikut të Veriut që i bën thirrje Rusisë që duhet të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake. Dënojmë fuqishëm vendimin e Rusisë dhe i bëjmë thirrje të tërhiqet nga rruga e dhunës dhe agresionit. Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre”, tha ajo.

Te tjera

Lajme te tjera