E diel, 16 Nëntor, 2025

Ambasadorja Artemis Malo, promovuese e kulturës dhe vlerave shqiptare në Kanada

Share

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, mori pjesë në promovimin e librit më të ri me poezi “Golden Armour” të shkrimtares shqiptaro-kanadeze Armenida Qyqja.

Në këtë event kulturor morën pjesë edhe z. Kadri Dakaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, z. Rex Ferati, Kryetar i Shoqatës Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze (SHBSHK), anëtarë të bordit të shoqatës, përfaqësues të komunitetit shqiptaro-kanadez, dashamirës të letërsisë dhe artit, si dhe miq të kulturës shqiptare.

Ngjarja, e organizuar nën kujdesin e SHBSHK dhe e moderuar nga znj. Mendi Kabashi, krijoi një atmosferë të ngrohtë bashkëndarjeje kulturore, duke vlerësuar talentin, pasionin dhe kontributin e artistëve shqiptarë në diasporë. Mbrëmja dëshmoi edhe një herë se fjala poetike mbetet një urë që lidh zemrat dhe kulturat, duke afirmuar me krenari praninë dhe krijimtarinë shqiptare në Kanada.

Në një tjetër veprimtari të zhvilluar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Ambasadorja Malo mirëpriti atdhetarin dhe humanistin Zejadin Dedinca, një figurë e njohur për kontributin e tij ndaj komunitetit shqiptar në diasporë.

Gjatë takimit u diskutua mbi sakrificat, përpjekjet dhe përkushtimin e shqiptarëve në mbarë botën për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe lidhjen me atdheun. Libri i tij “Rrugët e mia” sjell një rrëfim të sinqertë e të ndjerë mbi jetën, dashurinë për vendlindjen dhe misionin e tij atdhetar, duke u bërë një dëshmi frymëzuese për lexuesit e të gjitha brezave.

Ambasadorja Malo vlerësoi me mirënjohje punën e autorëve shqiptarë në diasporë, të cilët me krijimtarinë e tyre mbajnë gjallë gjuhën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në çdo cep të botës.

Te tjera

Lajme te tjera