E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Çështja e zgjedhjes së Presidentit, Kurti: Duhet të flasim me opozitën dhe Vjosa Osmanin

Share

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë konferencës për media nga selia e partisë ku dhe shpalli fitoren e zgjedhjeve, foli edhe sa i takon çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kurti deklaroi se edhe pse është herët të flitet për këtë punë, do të duhet të bisedojë me partitë e tjera, por edhe me presidenten Vjosa Osmani.

‘’Është tepër herët të flasim tani, sonte do të festojmë, dhe jo vetëm sonte, gëzuar vitin e ri 2026 të gjithëve. Por natyrisht që nuk do të vonohemi që ta trajtojmë edhe këtë çështje, na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çështjen e presidentes apo presidentit të ardhshëm., Por siç e kam thënë edhe mbrëmë, paraprakisht do të ulem të bisedoj me presidenten aktuale me pastaj do t’i ndërmarrim dhe hapat e ardhshëm në mënyrë që të ecim përpara bashkë, sepse dihet që si për marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu për zgjedhjen e presidentit është e nevojshme që të qëndrojnë së paku 80 veta në sallë, edhe nëse votojnë kundër, dhe për këtë do të na duhet të bisedojmë’’, ka thënë Kurtit.

Te tjera

Lajme te tjera