Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se i bën përshtypje se si një vend i BE-së mund të ulë standardet demokratike dhe europiane, duke vendosur të kandidojë Fredi Belerin për eurodeputet.
Idrizi tha se Beleri ka një formim që le për të dashuruar, teksa shtoi sy ky i fundit është hidraulik pas një kursi që ka bërë në Kretë, është i dënuar në Greqi, ndodhet në burg në Shqipëri, dhe mbi të gjitha një njeri që mban 3 emra.
“Fredi Beleri u shpërblye për tezat e helenizimit që ka përdorur, është personi që përdori flamurin e Vorio Epirit, që ka përdorur Himarën për zonë tensionesh dhe pikërisht nga këto ai u përdor dhe përdorjen ia shpërbleu”, tha Idrizi, duke shtuar se Beleri ka mbledhur votat e “Agimit të Artë”, apo ish-Agimit të Artë.
Idrizi shtoi se një njeri i dënuar nga vetë grekët apo ndodhet në burg në Shqipëri, nuk besoj se përfaqëson vlera.
“Si hidraulik që është, besoj se tashmë Parlamenti Europian e ka të zgjidhur problemin e çezmave atje”, tha me ironi Idrizi.
Ai tha se qarqet më ekstremiste greke nuk e kanë për herë të parë dërgimin në PE të njerëzve të ekstremit të djathtë.
“Ka një problem të madh me perceptimin tonë për shoqërinë greke. Greqia është një vend që ka kaluar në trauma të mëdha sociale, është një vend që ka edhe komuniste edhe parti të ekstremit të djathtë, një vend që e futën me zor në BE”, tha Idrizi.
Ai tha se një faj të madh ka edhe opozita shqiptare, një pjesë e saj, që e kandiduan Fredi Belerin për Bashkinë e Tiranës. “Beleri është atje sepse po mban në këmbë helenizmin dhe Vorio Epirin, ndaj dhe u shpërblye”, tha Idrizi