Të hënën, më 7 tetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtare. Teksa pak gjëra dihen për mënyrën e organizimit, deputeti demokrat Xhelal Mziu, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, ka treguar për herë të parë se cili do të jetë skenari.
Pranvea Borakaj: Çfarë do të bëni konkretisht, cili është skenari?
Xhelal Mziu: Do të ketë bllokime rrugësh, bllokim aeroporti. Në datën 7 dhe në vazhdimësi. Në Paris protestohet, digjen godina, makina…nuk ka asnjë lloj reagimi…
Esiona Konomi: Protestojnë qytetarët, jo partitë.
Xhelal Mziu: Protestuesit bllokojnë Athinën, Brukselin..duhet të sensibilizoheni, mund të rrini në trafik edhe 5 orë, 5 ditë sepse ia vlen për të rrëzuar këtë qeveri.
Esiona Konomi: A e rrëzoni dot? Kur?
Xhelal Mziu: Patjetër! Kur të jenë zgjedhjet. Kryeminsitri mbase s’do të jetë deri për zgjedhje. Mbase do të jetë edhe kontigjent i drejtësië. Vetëm ky nuk i sheh këto që bëjnë ministrat, deputetët e tij, etj, që ajnë para drejtësisë, ia hanë kumbullat mbrapa shpine? Shqiptarët sot janë më të bindur se asnjëherë tjetër që mos ia japin votën kësaj qeverie.
Protesta e datës 7 do të jetë vendimtare, do të jetë dërrmuese. Mazhoranca ëhstë në panik. Rrini pa merak në këtë pjesë, nuk shpëton dot kjo mazhorancë në zgjedhjet që do të vijnë. Reagimi qytetar është më i madh se asnjëherë tjetër. Qytetarët jaë ngopur me propagandë.