Gratë dhe të rinjtë janë rreshtuar krah Vinjola Rotës, kandidates së PS në qarkun e Korçës, duke i dhënë fushatës së saj sa i takon zgjedhjeve të 11 majit një energji të veçantë. Me besimin se ajo përfaqëson ndryshimin dhe fuqizimin e komunitetit, ata janë bërë zëri i saj në terren. Rota shihet si një figurë që bashkon vizionin e rinisë me forcën e grave për një të ardhme më të mirë.
Reagimi i znj. Rota në rrjetet sociale
1- “Nuk ka emocion më të madh se kur ata që dikur i mësove me përkushtim, sot të japin mbështetjen e tyre pa hezitim. Nxënësit e mi janë dëshmia më e gjallë se fjala, kujdesi dhe vlera që mbjell në arsim, japin fryte për një jetë të tërë. Sot, ata janë forca ime më e madhe në këtë rrugëtim si kandidate për deputete. Sepse bashkë kemi ndërtuar besim – dhe tani ndërtojmë të ardhmen!”.
2- “Faleminderit Lagjja 18 për mbështetjen dhe besimin tuaj! Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo familje, çdo grua dhe çdo fëmijë”