Ngrihen nga pista UH-60 Black Haëk. Dy helikopterët amerikanë që cilësohen si më të mirët në botë u ulën sot (16 janar) në bazën ajrore të Farkës. I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-së David Ëisner iu bashkua sot Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefit të Shtabit Gjeneralmajor Arben Kingji, Shefit të Forcave Ajrore Gjeneral Brigade Ferdinant Dimo për t’i parë nga afër, ndërsa premtoi mbështetje. “Shqipëria prezanton helikopterët e rinj UH-60 Black Haëk: I Ngarkuari me Punë David Ëisner iu bashkua Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefit të Shtabit Gjeneralmajor Arben Kingji, Shefit të Forcave Ajrore Gjeneral Brigade Ferdinant Dimo dhe pilotëve dhe mekanikëve të përkushtuar të Forcave të Armatosura Shqiptare për mbërritjen e dy helikopterëve të teknologjisë së fundit të Shqipërisë UH-60 Black Haëk. Helikopterët do t’i mundësojnë ushtrisë të kryejë evakuime mjekësore, misione kërkim-shpëtimi, si dhe të luftojë zjarret në pyje dhe të sigurojë mbështetje për operacionet e NATO-s. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë dhe mirëpresin shtimin e helikopterëve të rinj Black Haëk në Forcat e Armatosura të Shqipërisë!”, njoftoi dje ambasada e SHBA në Tiranë në rrjetet sociale. Vetë diplomati David Ëisner dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi hynë në kabinën e helikopterit për të parë nga afër teknologjinë e fundit që ofrohet. Peleshi në postimin e bërë në rrjetet sociale duke publikuar foto nga inspektimi në bazën ajrore të Farkës, shprehu edhe mirënjohje ndaj SHBA-ve për paketën e plotë të mbështetjes, ku përfshihet mirëmbajtja e helikopterëve ‘Black Haëk’ që mbërritën në Shqipëri më 13 janar por edhe trajnimi i pilotëve. “Dy helikopterët Black Haëk, që ju shtuan flotës sonë ajrore, pjesë e kapaciteteve tona më të rëndësishme operacionale në raport me NATO-n dhe operacione të tjera kombëtare dhe të mbrojtjes civile. Mirënjohës partnerit tonë strategjik, SHBA për këtë paketë të plotë mbështetjeje, ku përfshihet edhe mirëmbajtja apo trajnimi i pilotëve tanë! Vijojmë së bashku modernizimin e Forcave të Armatosura!”, shkroi dje Peleshi. Ndërkohë kryeministri Edi Rama e cilësoi si një investim shumë të rëndësishëm që do të ndihmojë në modernizimin e forcave ajrore të vendit.
Ushtria merr në dorë helikopterët amerikanë “Black Hawk”, SHBA premton se do të rrisë mbështetjen për mbrojtjen shqiptare
Share
Te tjera