Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë edhe dje në dritaren e banesë së tij për të folur para mbështetësve të tij. Dje ai fjalimin e fokusoi te marrja në pyetje në SPAK.
Ai u pyet 2 orë mbi aferën e kompleksit “Partizani”, por nga dritarja nuk la gjë pa thënë për prokurorët që po merren me dosjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
“Sot u shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas 3 vitesh hetim false.
Për kureshtjen tuaj kur më pyeten ky banon, ju përgjigja ‘rruga e shpresës’, u dridhen nga frika, u tmerruan.
Unë shkova dhe shkova në përputhje me një parim që unë e besoj plotësisht, për të cilin dhe kam luftuar në vitin 2012. Kemi hequr në parlament mbrojtjen për marrjen në pyetje të deputetëve.
Isha i sigurt dhe i bindur se Edi Rama që nuk kishte lejuar grupin e tij të organizuar kriminal, në skapin e partisë që të më pyesnin kishte frikë dhe tmerr nga përgjigjet e mia. Ndaj dhe unë ju deklarova përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës se jam këtu për ti bërë gjyqin, për të denoncuar aktin akti kushtetues të Edi Ramës, keq shfrytëzimin e segmenteve të krimit në Skapin e partisë për vendosjen e masave të sigurisë pa marrë miratimin e parlamentit.
Unë isha sot në Skapin e partisë për të denoncuar aktin antikushtetues të liderit të opozitës në arrest shtëpie. Unë shkova dhe denoncova me forcën më të madhe grupin e strukturuar kriminal dhe Edi Ramën, i cili urdhëroi ata të refuzojnë provat që shkrinin si djelli brymën piramidën e mashtrimit”, tha Berisha.