Plot 23 deputetë të opozitës janë përjashtuar dje me 10 ditë nga Kuvendi, pasi nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare ditën e djeshme. Kërkesa për masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, të grupimit Berisha-Bardhi, u bë nga 20 deputetë të Partisë Socialiste menjëherë pas shtyrjes së seancës për shkak se opozita uzurpoi sallën, duke përmbysur dhe karriget e ministrave. Në shkresën e depozituar në Kuvend nga Partia Socialiste, kërkohet nga Komisioni i Etikës dhe Rregullores përjashtimi i 26 deputetëve, por në fund u përjashtuan 23 prej tyre, çka tregon se kjo dyshe anti-amerikane ka mbetur vetëm me 21 “petrita”. “Të gjendur përballë një situate të paprecedentë dhe jo normale në fillim të seancës plenare të datës 19.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige. Në këto kushte u bë e pamundur zhvillimi i seancës plenare, duke mos lejuar shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve dhe projektvendimeve të parashikuara në rendin e ditës sipas urdhrit te Kryetarit të Kuvendit. Sa më sipër bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 3. gërma dh) dhe ë), nenin 8. pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si me poshtë: Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi. Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj. Tomor Alizoti, Qani Xhafaj. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat. Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, njofto di dje Kuvendi.
Kaosi në Kuvend, Bardhi: Do vijojmë të bllokojmë seancën
Ndërkohë, Gazment Bardhi ka folur për kaosin e shkaktuar në Kuvend nga deputetët e opozitës duke bllokuar Foltoren. Në një prononcim për media, Bardhi tha se shpreson se nga kjo revoltë të reflektojnë deputetët e mazhorancës. “Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, situata ku mazhoranca ka përfshirë kuvendin është e papranueshme. Kanë rrëzuar me zero argumente për rrëzimin e Komisioneve Parlamentare. Jemi detyruar që sot, të nxituri të krijojmë të mos lejojmë zhvillimin e seancës plenare. Ne donim të përballnim idetë sot, mirëpo kur i mbyll opozitës çdo rrugë institucionale. Sigurisht që s’mund të vijojmë ashtu. Në fakt socialistët duhet t’i pyesin pse refuzojnë Komisionet Hetimore. Nuk presim të na njohë asnjë deputet, E kanë zgjedhur me votim Çuçin, se kush është te opozita e vendos PD. Ne do të qëndrojmë aq saç është e nevojshme duke kërkuar që PS të reflektojë mbi sjelljen autoritare që ka mbi Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi ai.
“Zari i Berishës”: Nuk e njohim vendimin për përjashtimin
Nga ana tjetër, vendimin për përjashtimin Bardhi e konsideroi një urdhër politik të marrë nga Edi Rama. Ndërkohë, ai thotë se vendimi është në kundërshti me rregulloren e Kuvendit, pasi sipas Bardhit janë përjashtuar për 11 ditë, ndërkohë që rregullorja e parashikon për 10 ditë.“Pas diskutimeve me kolegët në këtë mbledhje grupi, kemi vendosur për ta vijuar aksionin opozitar Brenda parlamentit. Për ta kthyer në shinat e kushtetutshmërisë. Kemi konstatuar pavlefshmërinë për të përjashtuar nga Kuvendi pjesën dërmuese të deputetëve të opozitës, u kërkojmë anëtarëve që vetëm firmosin vendime që të mësojnë edhe matematikën në klasë të parë, ndërsa kanë marrë vendim për ta na përjashtuar 10 ditë, i kanë përjashtuar 11 ditë, edhe pse rregullorja parashikon 10 ditë. Kjo tregon sa qesharakë janë, çdo urdhër politik i mazhorancës që ndikon në të drejtat e opozitës nuk do njihet nga deputetët e opozitës. Do vijmë në seancë, do marrim pjesë në çdo mbledhje të komisioneve, nuk e njohim vendimin”, nwnvizoi Bardhi.
23 deputetët e përjashtuar
- Sali Berisha
- Flamur Noka
- Albana Vokshi
- Xhelal Mziu
- Gazmend Bardhi
- Bledion Nallbati
- Edmond Spaho
- Saimir Korreshi
- Lindita Metaliaj
- Ramadan Likaj
- Luan Baçi
- Letter Geshtenja
- Ina Zhupa
- Helidon Bushati
- Isuf Çela
- Asllan Dogjani
- Bujar Leskaj
- Lodovik Hasani
- Tritan Shehu
- Greta Bardeli
- Sorina Kote
- Kastriot Piroli
- Kasëm Mahmutaj