E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Tension në Kryesinë e Kuvendit/ Garda u mbylli portën, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit futen nga dritarja! Berisha: U detyruan të bëjnë tarzanin

Share

E hëna ishte planifikuar të ishte një ditë e ngjeshur në kryesinë e Kuvendit ku ishin parashikuar ntë mbaheshin një sërë komisionesh parlamentare ku një ndër çështjet kryesore ishte dhe diskutimi i pr/buxhetit 2024.

I pari që shkoi në kryesi ishte Sali Berisha, i cili duke shpërfillur vendimin e GJKKO-së mbërriti pikërisht në orën 10:00, pikërisht në orën kur duhej të paraqitej pranë një oficeri të policisë gjyqësore.

Rreth orës 10:20 minuta kur në kryesinë e Kuvendit shkuan deputetët e Rithemelimit dhe grupi mbështetës i Gazmend Bardhit, garda mbylli portën kryesore duke mos lejuar të kalojnë deputetët për të cilët sekretariati i etikës i kuvendit kishte dhënë vendimin për ti përjashtuar me dhjetë ditë.

Kjo shkaktoi kaos dhe tensione për disa minuta pasi dera kryesore mbeti e mbyllur dhe për deputetët e tjerë, ndaj të cilëve nuk kishte sanksione.

” O cun thirri mendjen se latë nam! Turp të keni për një rrogë! E shkatërruat Shqipërinë. Bëni fresk pushtetit! Turp të keni diktaturë” tha deputeti Sula i cili nuk ishte në listën e deputetëve të përjashtuar.

Gazment Bardhi paralajmëroi një tjetër kallëzim penal për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për shpërdorim detyre.

Deputeti Flamur Noka ishte i vetmi që arriti të kalonte kangjellat ndërsa Saimir Korreshi u përpoq por nuk ia doli. Tensioni dhe kaosi vijoi për gati 1 orë.

Jashtë për mediat deputeti Flamur Noka akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se me urdhër të Ramës ktheu kuvendin në bunker.

Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak më parë u futën disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera.

Ndërkohë disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera,u zhvendosën tek dritarja e katit të parë të kryesisë së kuvendit, ku nisën të hipnin me ndihmën e njëri tjetrit. Nga video u pa të hipte në dritare Bledion Nallbati, Flamur Noka, Ervin Salianji.

Po nga kjo dritare e kryesisë mbajti fjalim dhe Sali Berisha i cili tha se ky ishte vetëm fillimi.

 “Për herë të parë deputetët e PD u detyruan të bëjnë tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot si dëshmia më flagrante e narko-shtetit, e regjimit të Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vasalët e tij. Akt më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetët e opozitës kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar. Mund ta përjashtosh deputetin nga seancat ose pjesëmarrja në komisione, por kurrë pa i heq imunitetin nuk mundi ta përjashtoj nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Berisha.

PS zbaton planin B, komisionet online.

Tensionet vijuan në komisionin e Ligjeve mes deputetit Dashnor Sula dhe Petro Koçit. Mbledhja u shty për tu zhvilluar online. Ndërsa rreth orës 14:14 minuta deputetët e Rithemelimit vijuan me kaosin në Kryesi duke mos lejuar deputetët socialistë që të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese duke detyruar që mbledhja të niste online në orën 16:00

Edhe Komisioni i Ekonomisë e komisioni i Shëndetësisë u mbajt online.Sekretariati i Etikës ka marrë vendim për përjashtimin me 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetëve Gazment Bardhi, Bledion Nallbati,Edi Paloka, Albana Vokshi, Ervin Salianji. Masa e përjashtimit, parashikon mospjesmarrjen e deputetit në seancat plenare apo në punimet e komisioneve parlamentare. Ndërsa shkresa që i ishte vënë në dispozicion gardës dhe që mbante firmën e sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit, Genci Gjonçaj dhe njoftonte gardën për emrat e deputetëve të përjashtuar. Shkresa mban datën 2 nëntor.

Deputetët e Rithemelimit u futën në Kuvend nga dritarja, Berisha: U detyruan të bëjnë tarzanin, skenë unike

Deputetët e Rithemelimit u futën në Kuvend nga dritarja, pasi Garda nuk i lejoi për shkak se ishin të përjashtuar. Berisha e quajti këtë skenë unike, për të cilën thotë se deputetët u detyruan të bëjnë tarzanin pasi nuk i lejuan që të futet në kuvend për të marrë pjesë në takimin e grupit të Rithemelimit.

“Për herë të parë deputetët e PD u detyruan të bëjnë tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot si dëshmia më flagrante e narko-shtetit, e regjimit të Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vasalët e tij. Akt më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetët e opozitës kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar. Mund ta përjashtosh deputetin nga seancat ose pjesëmarrja në komisione, por kurrë pa i heq imunitetin nuk mundi ta përjashtoj nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera