E mërkurë, 14 Maj, 2025

“Të vendosen sanksione kundër Serbisë”, Basha në Asamblenë e KiE: Sulmi në Banjskë, tentativë për një skenar si në Krime

Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dënoi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ai tha se sulmi terrorist i organizuar nga Serbia, kishte si qëllim të provonte skenarin e Krimes, në 2014 ku u aneksua nga Rusia.

Basha gjithashtu dënoi dhe sulmet në Gaza, teksa shtoi se Shqipëria i qëndron pranë popullit dhe shtetit të Izraelit “në këtë kohë kritike për kombin e tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë ju ka rënë edhe një herë kambanave të alarmit, për arkitekturën e sigurisë në Evropë. Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014. 24 shtatori nuk mund të ndodhte pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi. Serbia ka nisur të realizoj idene e Botës Serbe.  24 shtatori, përpjekje për të detyruar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe rrëmbimit të territorit. Serbia dhe serbët përdoren si gurë shahu në lojën e ideuar nga Moska.

Zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos – minimin e krahut juglindor të NATO-s dhe hapjen e një fronti të ri në zemrën e Aleancës. Anëtarët e BE-së dhe NATO-s të mos e nënvlerësojnë apo të zvarritin trajtimin e këtij kërcënimi serioz.

Nevojitet një hetim ndërkombëtar për atë që ndodhi më 24 shtator, sanksione kundër Serbisë. Shtetet anëtare të BE-së nuk mund të veprojnë sikur asgjë  nuk ka ndodhur dhe  të ushqejnë me paratë e taksapaguesve evropianë një makineri shtetërore që punon për destabilizimin e rajonit dhe mbarë Europës. Katër vendet e mbetura të NATO-s duhet ta njohin Kosovën, si një kontribut për paqen në Evropë dhe të hapin rrugën për përfshirjen e saj në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO”, ka deklaruar Basha.

Te tjera

Lajme te tjera