Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur ditën e djeshme se ligji “Për amnistinë penale”, që lejon lirimin e të dënuarve që vuajnë dënimin me burg, të cilëve ju kanë mbetur më pak se 3-4 vite dënim për të shlyer, nuk po miratohet për shkak të opozitës. Kjo nismë kërkon votimin pro të 84 deputetëve, numër votash të cilin mazhoranca nuk mund ta plotësojë e vetme. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Spiropali shkruan se projektligji ende nuk është votuar edhe pse ka pasur seanca të “flakta” parlamentare, si dhe shprehet se “izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale.” Për hir të urrejtjes ndaj qeverisë, Edi Ramës dhe fobisë së tradhtisë, askush nga opozita nuk pati kurajon deri më tani të bëjë një hap të vetëm të vogël, për të bërë një punë të madhe. Izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale. Hedhja e çelësave në det për një kategori qytetarësh që në një moment të caktuar kanë pasur problem me ligjin nuk është çelësi që e bën shoqërinë më të sigurt, më të shëndetshme, më të drejtë. Rehabilitimi dhe jo harresa, është synim i një shoqërie moderne për individin që ka gabuar. Që nuk flak, por riafron. Që nuk vret, por shëron. Që nuk ngre mure, por rihap dyer mundësish”, shkroi ajo. Po ashtu, Spiropali vuri në dukje se deputetët e opozitës janë të mirëpritur të votojnë pr/ligjin, duke e cilësuar votimin akt politik e emancipimi. “Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur. Të gjithë janë të ftuar të bëjnë një akt politik e njerëzor, një akt emancipimi, që nuk shkon thjesht në mjekimin e një plage, por në kurimin e kësaj egërsie që po i ha shpirtin gjithë shoqërisë. Dhe që ndryshe nga sa mendojnë naivët, e bën atë më të mençur. Të votojmë dhe pastaj le të rithemi: le të vazhdojë lufta”, nënvizoi Spiropali.
Spiropali fton opozitën të bashkojë votat për ligjin për Amnistinë Penale: Ta votojmë, pastaj vazhdoni luftën
Share
Te tjera