E enjte, 20 Mars, 2025

SPAK i refuzoi kërkesën të shkojë në Parlament, revoltohet Berisha: Skenar për të më djegur mandatin

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha pas dëshmisë për çështjen e “Partizanit”, tha se SPAK i ka krijuar pengesa ta lejuar që të shkojë në Parlament.

Sipas tij, kjo është pjesë e skenarit për t’i djegur mandatin.

Ligji parashikon që nëse për gjashtë muaj nuk shkon në Parlament digjet mandati i deputetit.

“Sigurisht ajo është pjesë e skenarit. Ky ishte një akt anti-kushtetues nga grupi i strukturuar kriminal Dumani-Kraja-Millonai. Ky grup nuk kishte kompetencë për të vendosur për shkuarjen time në parlament.Këtë të drejtë ia njeh gjykatës. Për personat e zgjedhur dispozita përcakton, se mos vajtja e tyre vendoset pas vendimit të prerë të gjykatës. Por këta nuk kanë ligje dhe moral.

Kam dijeni të plotë që SKAP-istët kanë pasur lidhje të ngushta me McGonigalin dhe në momente të caktuara do i bëj publike. PD ka dërguar një dosje pranë SHBA me të dhënat që disponojmë” tha ai.

Më 19 Janar, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për t’u paraqitur në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.

Më anë të një njoftimi, bëhet me dije se prokurorët e posaçëm kanë vendosur të mos pranojmë kërkesën e depozituar nga avokatët e Berishës, i cili aktualisht mbahet në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit pasiv për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’.

“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj”- njofto Prokuroria e Posaçme.

Te tjera

Lajme te tjera