E premte, 6 Dhjetor, 2024

Shqipëria pjesë e Sistemit Unik Europian të Pagesave, Rama: Nga 1 janari, dërgesat e parave në Europë pa kosto financare

Share

Shqipëria sot është bërë pjesë e Sistemit Unik Europian të Pagesave, i njohur si (SEPA). Kjo do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto.

Kryeministri Rama ka përshëndetur këtë arritje, duke thënë se nisur nga 1 janari 2025, nuk do të kenë më kosto financiare për të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas.

Rama thotë gjithashtu se ky është një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025. Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, shkruan Rama në rrjetin social “X”.

Te tjera

Lajme te tjera