E premte, 6 Dhjetor, 2024

“Shijet e Shqipërisë”, Ambasada shqiptare në Kanada nën kujdesin e ambasadores Malo feston muajin e trashëgimisë në Otava

Share

Me rastin e muajit të trashëgimisë shqiptare në Ontario, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada organizoi një ngjarje të veçantë që shpalosi pasurinë e traditës dhe kulturës shqiptare. Nën kujdesin e Ambasadores Shkëlqesës së Saj, Znj. Artemis Malo, mbrëmja e titulluar “Shijet e Shqipërisë” bashkoi komunitetin shqiptar të Otavës dhe miq ndërkombëtarë për të shijuar gatime tradicionale, për të njohur instrumente muzikore dhe kostume të veçanta, dhe për të shijuar një pjesë të vërtetë të trashëgimisë kulturore që lidh shqiptarët me atdhenë e tyre.

Ambasada e Republikës  së Shqipërisë në Otava, në kuadër të festave kombëtare dhe muajit të trashëgimisë shqiptare në Provincën e Ontarios, organizoi një mbrëmje tradicionale me vajzat dhe gratë e komunitetit shqiptar në Otava. Aktiviteti “Shijet e Shqipërisë”, në ambientet e Ambasadës, synon provimin e kulinarisë shqiptare, dhe jo vetëm. Duar artat shqiptare u mblodhën me gatimet karakteristike te qyteteve të ndryshme, duke promovuar elemente të traditës sonë kombëtare, si kostumografi, instrumente muzikore dhe aroma Shqipërie. Mirëpritëm  gjithashtu edhe miqtë kanadez apo edhe ndërkombëtarë, të cilët u mahnitën me prezantimin e një pjese të çmuar të trashëgimisë  kulturore shqiptare. Happy November, the Albanian Heritage Month in Ontario!  Gëzuar Nëntorin, Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në Ontario! Nëntori kuqezi #80VjetoriÇlirimit #80vjet #Çlirimi #Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Shqipërisë në Kanada.

Te tjera

Lajme te tjera