SHBA e cila nuk është anëtare e ICC-së ka mirëpritur më parë urdhër-arrestet për krime lufte të GJPN-së, kundër Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë për mizoritë e kryera në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara kanë dalë kundër vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila ka lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes , Yoav Gallant.
Një deklaratë të dhënë nga një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thuhej se Uashingtoni ishte i shqetësuar për nxitimin e GJPN-së, për nxjerrjen e urdhër-arresteve.
“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga nxitimi i Prokurorisë për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese të procesit që çuan në këtë vendim. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qartë se GJNP-ja nuk ka juridiksion mbi këtë çështje”, tha ai.
SHBA e cila nuk është anëtare e ICC-së ka mirëpritur më parë urdhër-arrestet për krime lufte të GJPN-së, kundër Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë për mizoritë e kryera në Ukrainë.
Uashingtoni ka denoncuar më parë ndjekjen e gjykatës ndaj Netanyahut dhe Gallantit, një qëndrim i përzier që e ka ekspozuar administratën Biden ndaj akuzave për standarde të dyfishta nga shumë anëtarë të OKB-së, veçanërisht nga jugu global.
Kujtojmë se GJPN- ja njoftoi për herë të parë kërkesën e saj për një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjashtë muaj më parë. Pretendimet e prokurorit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit u përqeshën gjerësisht nga shteti hebre.
Por Gjykata Penale lëshoi urdhër-arrestet për Netanyahun dhe Gallant të mërkurën, duke i akuzuar ata për krime lufte në Gaza – ku më shumë se 44,000 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli filloi fushatën e tij, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.
Më shumë se 120 vende janë nënshkruese të Statutit të Romës, por Izraeli nuk është, as disa fuqi të mëdha duke përfshirë SHBA-në, Rusinë, Kinën dhe Indinë. Ndërsa ICC nuk mund të zbatojë arrestimet, shtetet nënshkruese janë të detyruara të kapin ata që përballen me urdhër-arreste.
Në dritën e vendimit të GJNP-së të enjten, të gjitha vendet anëtare janë të detyruara të arrestojnë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant nëse shkelin në territorin e tyre.
ICC ka lëshuar më parë urdhër-arreste kundër ish-presidentit sudanez Omar al-Bashir, Saif Gadafi, djalit të liderit të ndjerë libian Moammar Gadafi, dhe së fundmi, presidentit rus Vladimir Putin.