E enjte, 13 Shkurt, 2025

“Shantazhi është në karakterin e tij”, Romeo Kara: Sa herë i preken interesat, Saliu sulmon drejtësinë

Share

Teksa ka komentuar sulmet e Berishës ndaj Gjykatës Kushtetuese,  avokati Romeo Kara thotë se është në karakterin e ish kryeministrit të sulmojë drejtësinë, kur i preken interesat.

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC Neës, Kara u shpreh se nëse Berisha nuk i bindet gjykatës, rrezikon sërish masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjykata ka njohur të drejtë, vendimin e gjykatës, ashpërsimin e masës së sigurisë kur Berisha nuk iu bind SPAK. Nëse do të kemi mosbindje tjetër, do kthehet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. SPAK do të vazhdojë t’i japë të drejtës vetes. Gjykatat kanë kërkuar që të pranohen parimi i proporcionalitetit. Është në karakterin e Berishës të sulmojë gjykatat kur merr hap kundër interesave të tij. Mban nën presion, shantazhi është karakter i tij si person”, theksoi ai.

Te tjera

Lajme te tjera