E premte, 6 Dhjetor, 2024

Sali Berisha sulmon Escobarin: Diplomat i korruptuar, bashkë me Yuri Kim kërkuan gjyqin tim!

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar këtë të mërkurë diplomatin e lartë amerikan Gabriel Escobar, duke thënë se ai dhe ish-ambasadorja Yuri Kim janë të korruptuar dhe kanë kërkuar që SPAK të niste procesin gjyqësor ndaj tij.

“Ky proces politik kundër Sali Berishës erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar amerikanë Gabriel Eskobar dhe Juri Kim. Kësaj të fundit i kisha denoncuar publikisht në mënyrë të përsëritur aktet e saj korruptive”, u shpreh Berisha në një komunikim live me gazetarët.


Sipas ish-kryeministrit, masa e sigurisë ndaj tij ka ardhur fill pas Asamblesë Kombëtare të PS dy vite më parë. “Pas kërkesës publike të Edi Ramës në asamblenë e partisë së tij në vitin 2022, që Sali Berisha të persekutohej, të ndiqej, të penalizohej.”

Lideri demokrat është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe është njohur me akuzën, por sërish thotë se procesi ndaj tij është fund e krye një piramidë mashtrimi.

“Ky akt i paprecedent, i bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, falsifikimi dokumentesh, manipulimi dhe fshehje të dokumenteve zyrtare, do gdhendet në muret e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri.Në këtë piramidë, prokurorët politikë të prokurorisë private të Edi Ramës kanë rreshtuar duke i shumëzuar për dy të gjitha mashtrimet e renditura në dokumentin me të cilin ata shpallën nën hetim Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, dhe vendosën në shkelje të rëndë të Kushtetutës, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjeve të vendit, arrestin e tij në shtëpi, ndalimin e komunikimit të tij me çdo person tjetër përveç familjarëve të afërt dhe ndalimin e ndjekjes së punimeve të parlamentit si deputet i zgjedhur nga qytetarët, ndonëse pa asnjë masë dënimi siç kërkojnë ligjet për këtë vendim”, përmbyll Sali Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera