E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Rusia i “shpall luftë” Britanisë? Ambasadori rus në Londër: Mbretëria e Bashkuar e përfshirë në luftën e Ukrainës

Share

Ambasadori rus në Londër, Andrei Kelin ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar është e përfshirë drejtpërdrejt në luftë me Rusinë.

Në një intervistë për Sky News, ai tha se Ukraina nuk do t’i bënte ballë luftës pa ndihmën e NATO-s dhe Britanisë.

 “Britania tani është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë luftë. Ky luftim nuk mund të ndodhë pa NATO-n dhe sendet britanike“, tha ai.

I pyetur për përdorimin nga Rusia të teknologjisë kineze, dronëve iranianë dhe trupave të Koresë së Veriut, ai u justifikua duke thënë se ka shumë mercenarë pjesë të ushtrisë së saj.

“Ne kemi shumë mercenarë nga vende të ndryshme që po luftojnë tani në anën e Ukrainës. Ne kemi parë në zonën e Kurskut njësinë polake, kështu që çfarë rëndësie ka?”, tha ai.

Komentet vijnë pasi raketat Storm Shadow të furnizuara nga Britania u përdorën në tokën ruse për herë të parë këtë javë.

Te tjera

Lajme te tjera