E premte, 6 Dhjetor, 2024

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Share

Rigels Seliman

Avokat i njohur, Romeo Kara ka zbuluar skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK. Gjatë një interviste televizive, zoti Kara është ndalur tek kaosi që Rithemelimi i Sali Berishës krijoi javën që shkoi para dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë, ku më protagonisti ishte deputeti Flamur Noka. Sipas tij, zoti Noka është një ushtar i Berishës që ndjek politikë destabilizuese. Madje juristi Kara tregon edhe veprën penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit, referuar përplasjes që deputeti i Rithemelimit pati më efektivët e Gardës së Republikës.

-Avokat, përveç para Bashkisë së Tiranës, Sali Berisha nxori pak ditë më parë protestuesit para Kuvendit, gjatë kohës që po zhvillohej seanca plenare. Protestuesit, edhe pse të pakët në numër të drejtuar nga Klevis Balliu dhe Sali Lusha, hodhën molotovë, dogjën goma u përleshën dhe me policinë për të çarë kordonin e për të hyrë brenda Parlamentit. Ndërkohë, kjo “dhunë” vijoi dhe brenda Parlamentit nga deputeti Flamur Noka, i cili u përjashtua nga seanca plenare, pasi kërcënoi kryetaren e Kuvendit, zonjën Lindita Nikolla. Avokat, si e ke parë ti të gjithë këtë ngjarje të sotme dhe a duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore drejtuesit e kësaj proteste para se të procedohen penalisht njerëzit e disa pre tyre mund të hyjnë dhe në burg? Për çfarë bëhet e gjitha dhe mbi të gjitha për kë?

Nëse ne çojmë në Parlament persona të tillë, gjysëm të çmendur, të paturpshëm, problematik, nuk është se do duke i shkuar në Parlament do të bëhen elitë politike por thjesht Parlamenti do të kthehet në një çmendi. Por, Parlamenti nuk është për të përmbushur epshet dhe dëshirat e tyre por është organi më i lartë i këtij populli, t’i kthejmë dinjitetin këtij Parlamenti.

-Për kë e keni fjalën konkretisht?

Simboli i etiketimit  të fundit që unë po bëj është Flamur Noka. Që guxon e shkon në Parlament, bën vepër penale duke goditur edhe punonjësit e Gardës dhe atë detyrë ka marrë. Nuk njihet si një njëri që zotëron diskursin e tij politik, është lidhur te Berisha ku ofron ndihmën e tij aktive 24/24 për politikën destabilizuese të Berishës. E kemi thënë dhe e themi që Berisha ka vite po të paktën nga 19 Maj 2021, ka vetëm një mënyrë për të mbijetuar në politikë, me anë të de stabilizimit dhe udhëheq me shkopin e dirigjentit nga papafingo e tij. Tani ju thatë a duhet të shkojnë? Kur ka një krim, ekzekutohen dhe frymëzuesit, pavarësisht se a është për burg apo jo, kjo është gjë tjetër. Dihet që frymëzuesit kryesor i të gjitha të këqijave, pastaj janë bashkuar dhe të tjerët, përsëri strumbullari në gjithë këto vite, mbetet sërish Berisha. Është fatkeqësi për në që kjo kohë nuk po merr fund. Të mos gëzohen këta që po lëvrojnë si në politikë dhe jashtë e rreth saj, e të mendojnë se do të shkojë kështu kjo punë, si për pambarim. Unë mendoj që ky ankth, këto shqetësime, jo paturpësi, kjo egërsi me akte jo qytetarie, që shfaqen në Parlament, me këto veprime po ndjejnë fundin e tyre duke djegur Shqipërinë. Mendoj se nuk do të jemi më në situatat e mëparshme ku kemi qenë.

-Me votat e mazhorancës janë miratuar dy komisione, ai i ‘anti-korrupsion’ ku në krye të komisionit është vënë Fatmir Xhafaj. Çfarë mendoni se do sillte një komision i tillë dhe gjithashtu Fatmir Xhafa në krye të këtij komisioni?

Unë mendoj që këto janë komisione për të cilat ne kemi obligime për t’i ngritur në radhë të parë, për të përgatitur të gjithë pyetësorin dhe të përmbushin të gjitha kërkesat që na ka bërë Europa për t’u pranuar në Europë. Pra janë 33 kërkesa. Ky komision ka lidhje me artikujt e 23-24, do ketë besoj dhe komisione të tjera. Për të rritur kapacitetet e vendit për të hyrë në Europë e për të përafruar legjislacionin, etj, në radhë të parë premisa kryesore do të jetë lufta ndaj korrupsionit. Kjo do të jetë nën monitorimin e Europës. Dashje pa dashje, kjo punë i ka ngelë për ta bërë PS, po nuk e bëri pastaj i bie të dështojë e të dështojë për të gjithë kohën që ka qeverisur. Besoj se ata do të maten mirë, që të hedhin hapat. Nuk do të pranohen, çdo pikë do të jetë e negociueshme që të pranohen nga Europa. Opozita nuk do që ky rezultat pozitiv që mund të arrihet, t’i ngeli si meritë kësaj pozite që ka dhe kjo kusuret e saj. Unë vetë kam kërkuar me dhjetëra herë që të ngrejmë strukturat që ka Europa, e mundësisht të shihet. Gjykata e audituesve, që e ka Europa, të krijohen dhe njëherë nga e para, me standardet që ka Europa me auditët e brendshme dhe të jashtme dhe të gjitha strukturat e tjera, do të jenë të pavarura. Në radhë të parë, këto komisione nuk mund të cenojnë ndarjen e pushteteve që është një kusht për të cilën na e vë Europa dhe është e panegociueshme. Nuk mund të na pranojë ne Europa, një vend me demokraci të konsoliduar një vend si ne me demokraci false dhe pseudo demokraci. Do të kenë një punë shumë të madhe këtë vit. Pra, ne po na kërkojnë edhe për arsye gjeopolitike, e për të mos lejuar më de stabilizimin në këtë zonë kaq të rëndësishme, që është ajo zona pie vote. Ne kemi shansin që të hyjmë në Europë edhe më përpara se viti 2030, po na  kërkon Europa, po na mirëpret dhe popullsitë e Europës, janë të përgatitur. Shqiptarët duhet të bashkohen, të gjejnë gjuhën e përbashkët që të realizojnë këtë. Ne kemi problemet e brendshme, por duhet të gjejmë aspiratën për të shkuar së bashku në Europë. Kjo është një provë që kush është pro kësaj aspirate e kush jo.

Te tjera

Lajme te tjera