Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ku mbrojti vëllanë e tij Osli për akuzat nga Gazment Bardhi, nuk la pa sulmuar edhe kreut e PD, Sali Berisha.
Rama tha se ndryshe nga se veprojnë kundërshtarët e tij politik, ai asnjëherë nuk është marrë me familjen e askujt.
Kreu i qeverisë e quajti Berishën “katran i madh” që prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër tij.
‘Më keni dëgjuar të merrem ndonjëherë me fëmijët, me gruan a me ndonjë të afërm tjetër të atij katranit me bojë, të cilin ky Gazmendi që u bë sebep për këtë rrëfim të gjatë sot, e ka akuzuar publikisht, duke e quajtur për arsye botërisht të kuptueshme “babi i Zenit”- ishte ajo koha kur katrani i madh kishte humbur Lulin dhe vulën, ndërsa katrani me lule kishte gjetur Gazin dhe bravën.Nuk besoj s’e më keni dëgjuar.
Po a keni dëgjuar nga goja ime që ta ngre hajdut që në sabah, e ta ul kriminel deri në aksham këtë “babin e Zenit”, apo këdoqoftë tjetër nga kundërshtarët e mi politikë, siç ka bërë ky “babi” i tërë katranëve të tij të vegjël me mua dhe me të gjithë kundërshtarët e vet – pa na lënë të vdekur e të gjallë të librit të shtëpisë pa bërë pis, me jashtëderdhjet e asaj zorrës shtëpiake që e quajnë akoma parti demokratike.’, tha Rama.