E enjte, 13 Shkurt, 2025

Rama shmangi takimin me Kurtin, reagon zyra e kryeministrit të Kosovës: Ai po takon vetëm ata me të cilët do të rregullojë raportet

Share

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka sqaruar se përse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk ka mbajtur një takim me Albin Kurtin, ndonëse ndodhet në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimin të vendit.

Ai ironizoi duke thënë se Rama po takon ata të cilët ka nevojë të rregullojë raportet. Keyeziu njoftoi se i kishin bërë ftesë Ramës për aktivitetin që shënonte çlirim e Kosocvës në 12 qershor, por kjo ftesë është refuzuar.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor.  Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të qeverisë së Kurtit.

Kryeminstri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme, një vizitë në Kosovë, me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Në nisjer të vizitës së tij, Rama u takua kokë më kokë me presidenten Vjosa Osmani e më pas mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në fjalimin e tij gjatë konferencës në Prishtinë, Rama nuk nguroi të thumbonte Kurtin, duke theksuar se udhëheqja e vërtetë në kërkim të paqes matet jo nga aftësia për të ngritur kulla ngujimesh, por nga mjeshtëria për të ndërtuar ura bashkëpunimi.

Te tjera

Lajme te tjera