E enjte, 20 Mars, 2025

Rama nis fushatën në Himarë, sinjalizon Vangjel Tavon kandidat të PS

Share

Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e parakohshme në Himarë. Rama ka zhvilluar një takim me banorët në Dhërmi, ku ka dhënë 789 tituj pronësie. 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ngriti ne qiell Vangjel Tavon, duke sinjalizuar kështu se ky i fundit mund të jetë kandidat i PS për Bashkinë Himarë. 

Ai tha se nëse banorët duan punën, të mbështeten te Vangjel Tavo, prefekti i qarkut të Himarës.

“Doni Vangjel për punë ja ku e keni,(Vangjel Tavon) doni Vangjel për sherr, prisnin një Vangjel me vetulla të rënda që t;jua sjellë sherrin”, u shpreh Rama. 

Do të jem në Theth pasnesër për të bërë të njëjtin proces, deri poshtë në Konispol. Janë disa pika ku problematika ka qenë e ndryshme. Pra mund të them se sa e pavërtetë është propaganda se në Himarë është bërë një politikë diskriminuese sepse ajo propagandë ka qëllime të tjera, nga interesat tona të përbashkëta dhe nga interesat e banorëve të vetë Himarës. Problemi i regjistrimit të shtëpive, të trashëguara në këto pika, Thethi, Malësia e Madhe, Kukësi, Hasi, Tropoja dhe në disa pika të tjera është një problematikë që lidhet me faktin se ndryshe nga të gjitha zonat e tjera, e gjithë marrëdhënia e titullit të pronësisë ka qenë e komplikuar.

Pra bëhet fjalë për vendosjen në hartë të pronave edhe të shtëpive që të përputhet plotësisht me hartën e Kadastrës që të mos ketë konflikte. Ajo që e ka ngatërruar që nuk është e njëjta gjë me Thethin dhe zonat e veriut, ku është bërë shumë zullum me letrat dhe AMTP dhe certifikatat dhe shpesh janë gjendur tre pronarë për një pronë. Në mënyrë shumë të rëndomtë një copë tokë bëhet burim konflikti sepse ka pretendent të ndryshëm që tregojnë letra dhe kjo sepse nuk ishte bërë e gjithë baza e punës. Por më në fund e kemi bërë. Ka rëndësi që ky kalvar i gjatë për të regjistruar shtëpitë e trashëguara ka përfunduar. Sot janë 789 certifikata”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera