Kryeministri Edi Rama nga Spanja ku mori dje pjesë në panairin e turizmit “Madrid FITUR”, gjatë një diskutimi me gazetarët kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm u shpreh se një tjetër objektiv është nxitja e turizmit luksoz. “Kemi rritje të turistëve spanjollë në Shqipëri. Vizitorët e huaj kanë qenë të sigurt te ne. Sipas statistikave të BE jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë. Britania është e vend i parë, ata thonë se kjo lidhet me faktin se atje kanë shkuar shqiptarë”, deklaroi ai. Por teksa u shpreh se Shqipëria është një vend i siguritë për turistët për të argumentuar këtë, Rama solli në vëmendje statistikat e publikuara nga BE, ku vendi jonë rezulton me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë. “Është në fakt mes gjërash të tjera një vend krejt i ndryshëm nga perceptimi që për vite e vite të tëra ka qenë i pranishëm sa i takon sigurisë. Do t’ju jap vetëm një shembull. Ne, bazuar në statistikat e BE-së jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë. Vendi kampion është Britania e Madhe. Ata thonë për shkak të faktit se shqiptarët kanë shkuar atje, por s’jam i sigurtë për këtë”, nënvizoi Rama. Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët spanjollë se sa garanci ofron Shqipëria për sigurinë e turistëve europianë dhe pushime të qeta, kryeministri Rama theksoi se vendi ka bërë hapa transformues në këtë drejtim, duke marrë parasysh që dikur quhej Koreja e Veriut në Europë.
Rama nga Madridi: Shqipëria vend i sigurtë, asnjë vizitor s’ka patur probleme, ishim Koreja e Veriut të Europës, tani duam të nxisim turizmin luksoz
Share
Te tjera