E enjte, 20 Mars, 2025

Rama në takimin e CSU: Shqipëria shembull suksesi në rajon, forcojmë marrëdhëniet me Gjermaninë

Share

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte dje në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU). Kryeministri Rama shkruan se ndodhet atje më ftesë të homologut të tij bavarez, Markus Söder për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane si dhe për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë. Kreu i qeverisë nënvizon se deri pak vite më parë do të ishte e paimagjinueshme, që Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane.“Kloster Banz, Bavari. Në takimin tradicional të fillim vitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor. Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që qeveria shqiptare të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike”, shkruan Rama.

Te tjera

Lajme te tjera