E premte, 6 Dhjetor, 2024

Qirjazi kundërshtoi privatizmin e kompleksit “Partizani”, Berisha pranon presionet ndaj gjeneralit: I çova kushëririn e dhëndrit ta kontrollonte

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha foli këtë të hënë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me dosjen “Partizani”, ku thuhet se shkarkoi gjeneralin Vladimir Qirjazi, pasi doli kundër privatizimit të kompleksit sportiv, sikundër e pohon edhe SPAK. Berisha tha se Qirjazi u shkarkua nga task-forca antikorrupsion dhe nga një komision i pavarur, i cili e gjeti në shkelje. Në dëshminë dhënë para SPAK, Qirjazi tregon se pati takim për këtë çështje me ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Gazmend Oketa, ku iu kërkua që të bëhej privatizimi. Sipas Qirjazit, privatizimi kërkohej nga lart. Në dosje sqarohet se asokohe Qirjazi vuri në dijeni presidentin Bamir Topi për problematikat, por shkresa e tij drejtuar kreut të shtetit nuk gjendet në Presidencë. “Përdorimi i urdhrit të kontrollit për bllokimin e procesit të privatizimit nga delinkuentë që shpërbleheshin për këtë bllokim nga mafia e krijuar në klubin Partizani. Kryeministri i Shqipërisë nga 2005-08 ka firmosur qindra urdhra kontrolli që i silleshin nga departamenti i luftës kundër korrupsionit. Urdhra të tjerë janë firmosur nga sekretari i përgjithshëm dhe drejtori i departamentit. Në rastin konkret sqaroj se departamenti ka nisur kontrollin me urdhër të kryeministrit bazuar në ankesën e familjeve pronare të truallit, që akuzonin për korrupsion në bllokimin e procesit. Komanda Mbështetëse me drejtues Vladimir Qirjazin, ishte bllokuesi kryesor. Cilido që lexon akuzat e tij e kupton mirë se ai me ato që thotë vetë, fakton se klubi Partizani, drejtori i tij kishin përfunduar në tokën e askujt. Kjo ishte tokë pa zot që në vitin 2000. Pronarëve nuk u jepej. Urdhri për privatizim doli në 2006. Vladimir Qirjazi nxori urdhër në vitin 2009 për lirimin e objekteve. Qirjazi është nxjerrë nga socialist dhe jo nga ne nga shërbimi”, deklaroi Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera