Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me paraqitjen në SPAK të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Ai tha se Meta ishte biolar në veprimet e tij dhe ka luhatje të forta gjithmonë kur ka problematika të mëdha me organet e drejtësisë.
Karamuço shtoi se roja u mundua ta ndalojë Metën, në momentin që nisi me sharjet ndaj SPAK. Eksperti shprehet se Meta është pyetur jo vetëm për pasurinë e bashkëshortes por edhe të personave të tjerë.
“Nëse kamerat do ta kishin shoqëruar do ta kishin vënë re se ai ndryshoi qëndrim. I rregullt dorëzoi orën, shumë korrekt, por më pas… Më pëlqeu bipolariteti. I kanë këto luhatjet e forta kur kanë problematika të mëdha me organet e drejtësisë. Luhatje kaq të forta tregojnë një shqetësim. Unë nuk e vura drejtpërdrejtë me Metën por me rojën e Metës. Kur nisi me sharjet roja mori masën që ta largonte, me shumë mundësi është njoftuar, Nuk është strategji, e humbasin kontrollin kanë nervozizëm. Thonë edhe dhe të vërteta.
E vërteta është se është pyetur jo vetëm për pasurinë e bashkëshortes por edhe të personave të tjerë. Ka letra anonime që janë dërguar në emër të tyre për të cilat tregojnë për pasuri të regjistruar në merret të tyre por pretendohet se janë të tyre”, tha Karamuço për “TCH”.