E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Protesta e 7 tetorit, habit Asllan Dogjani: Deputetët e PS na luten të largojmë Ramën!

Share

Asllan Dogjani, deputeti i Partisë Demokratike, teksa foli për aksionin e opozitës dhe protestën e së hënës tha se situata është shumë e rëndë në vend, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama, ka instaluar diktaturën.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ai befasoi teksa tha se edhe deputetë të caktuar nga Partia Socialiste po “luten” tek opozita që të largojnë Edi Ramën. 

Protesta e nesërme vlerësohet nga unë si një protestë për të ardhmen e Shqipërisë, një protestë për brezat e ardhshëm. Ne kemi ardhur në këtë ditë për të thirrur qytetarët nga e gjithë Shqipëria. Ne kemi ardhur në këtë gjendje, kryesorja, për mungesën e drejtësisë në këtë vend. Ne kemi reaguar si deputetë, por zëri ynë nuk është dëgjuar. Fjalët tona kanë rënë në vesh të shurdhët. Qeveris arreston deputetët e PD dhe kryetarin e PD me urdhër politik të Edi Ramës. Vendi ka shkuar në diktaturë. Zërat kritikë merren dhe arrestohen, qytetarët nuk janë të lirë.

Ne kemi deputetë të PS-së, të cilët në kontaktet që kemi na thonë: Bëjeni të pamundurën, ta heqim këtë njeri. Kjo vjen sepse Rama sot është prokuror, gjyqtar, polic, ky është gjithçka. Kemi në Shqipëri të instaluar diktaturën. Kjo ka bërë që ne sot kemi thërritur një protestë jo si të gjitha ato të tjerat”, tha Dogjani.

I të njëjtit mendim ishte edhe deputeti tjetër i PD-së, Dashnor Sula, që tha se Edi Rama ka kapur gjithçka në Shqipërinë që po boshatiset çdo ditë, sipas tij.

Dita e hënë është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë. E them këtë gjë sepse ne jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm si shoqëri. Pushteti politik është përqendruar totalisht në duart e Ramës dhe pak njerëzve rreth tij, pushteti ekonomik, po ashtu. Çdo ditë e më shumë po kuptohet qasja dhe sjellja e kësaj mazhorance. Unë vij nga zonat rurale, në fshatra nuk ka më njerëz nën 50 vjeç. Kanë ikur të gjithë, mos shihni Tiranën. E kush i ka këto faje, mazhoranca”, tha Sula.

Te tjera

Lajme te tjera