E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Prezantohet Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit/ Përcaktohen sektorët e riskut, Pirdeni: Synohet parandalimi dhe ndërgjegjësimi

Share

Është prezantuar këtë të hënë Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pinderi tha se qëllimi i Strategjisë është që, përmes një qasje të trefishtë të bazuar në parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim, të adresohen sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit.

Në Strategji janë evidentuar sektorët e riskut, ndaj të cilëve do të ketë vigjilencë të shtuar për llogaridhënie më të madhe dhe transparencë të plotë në kryerjen e detyrave.

“Strategjia e re ka në fokus ndërmarrjen e një serie masash sistemike për konsolidimin e standardeve më të larta të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike dhe private në vend, me synim final, ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët. Ky dokument vë theksin në rritjen e sinergjisë dhe përmirësimin e koordinimit efektiv mes të gjitha institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit. Masat e parashikuara janë tërësisht të harmonizuara me vizionin kombëtar për Shqipërinë 2030 drejt Bashkimit

Në Strategji janë evidentuar sektorët më të riskuar ndaj të cilëve do të të ketë vigjilencë të shtuar për llogaridhënie më të madhe dhe transparencë të plotë në kryerjen e detyrave nga institucionet. Mes këtyre sektorëve renditen Pronat, Tatimet dhe Doganat, Shëndetësia, Kontratat Publike (Prokurimet dhe Koncensionet) dhe Arsimi.”

Ndërkaq,ambasadori I BE- së në Tiranë, Silvio Gonzato u  shpreh se nevojiten ndryshime reale në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, efektiviteti i kësaj strategjie do përcaktohet nga cilësia e zbatimit.

“Korrupsioni minon institucionet dhe jetët e qytetarëve, pengon zhvillimin  ekonomik dhe pengon rrugët drejt mirëqenies. Për një vend kandidat të BE-së të luftosh korrupsionin është përgjegjësi që u detyrohet qytetarëve që kërkojnë të jetojnë në një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Ky është themeli për anëtarësim në BE. Anëtarësimi në BE ka të bëjë me vlerat dhe standartet që Shqipëria duhet të mbajë”

Përgjatë 3 muajve të fundit një numër diskutimesh të hapura me fokus garantimin e eficencës së strategjsë u zhvilluan me përfaqësues të fushave të ndryshme

Dokumenti iu nënshtrua një faze të gjatë 9-javore të konsultimit publik, që u pasua me reflektimin e komenteve dhe sugjerimeve të mbërritura nga të gjithë aktorët e interesuar.

Te tjera

Lajme te tjera