E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Pretendimi i PD se polici u nxori armën deputetëve, Berisha e kërcënon: Altin Muço, vend mbi tokë nuk do të kesh

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas pretendimit të PD se një efektiv i FNSH nxori armën ndaj deputetëve gjatë përplasjeve në oborrin e kuvendit ditën e sotme.

Teksa mbajti fjalimin e tij nga dritarja e ballkonit të banesës ditën e sotme, me tone kërcënuese, Berisha e quajti mercenar e bandit, ndërsa i tha se vend mbi tokë nuk do gjejë, pasi ka nxjerrë armën ndaj deputetëve.

“ Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty! Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot. Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës. E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera