E premte, 6 Dhjetor, 2024

Prapaskenat e Samitit, ja pse liderët evropianë nuk i dhanë Edi Ramës asnjë fond për të investuar në Shqipëri, në krye të menaxhimit të tyre qëndrojnë njerëz të korruptuar, qeveria në listën “e zezë” të Brukselit

Share

Rigels Seliman

Me pritshmëri të ulëta, pak tema të rëndësishme në axhendë dhe me një vend organizator të shpërqendruar si Shqipëria ku kryeministri Rama kishte si qëllim të binte në sy për kërcime e valle dhe jo për nënshkrime projektesh të rëndësishme. Kështu përfundoi Samiti i Procesit të Berlinit, ku në fund liderët evropianë u larguan duke e lënë “duarbosh” Tiranën për nga ana financiare. Rama përpiqet që t’i realizojë këto takime si asnjë vend tjetër, nga pikëpamja simbolike, mikpritjes, por kur vjen puna për të paraqitur projekte për të thithur para nga BE, këtu jemi të fundit në rajon. Jemi të fundit pasi Brukseli e ka futur qeverinë shqiptare në listën “ e zezë”, pasi fondet e BE-së vidhen në mënyrë të egër nw Shqipwri dhe për këtë ata kanë prova konkrete. Ndërkombëtarët nuk i besojmë më Ramës për shkak se në krye të menaxhimit të këtyre fondeve ai ka vendosur njerëz që janë nën hetim nga SPAK.

Vjedhja e fondeve të BE

Rasti më i freskët është Frida Krifca. BE pezulloi para pak muajsh fondet IPARD që shkojnë në fushën e bujqësisë deri në vitin 2025. Vendimi i Brukselit për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë erdhi pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen dhe në disa raste paratë janë dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistojnë fare.

Ilir Beqaj

Edi Rama ka krijuar gjithashtu një agjenci për menaxhimin e fondeve të huaja, sidomos të BE-së dhe vendosi atje në krye Ilir Beqajn. Si mund t’i besojë Brukseli duke i dhënë sërish fonde qeverisë dhe ato të jenë në duart e njeriut që është thirrur disa here në SPAK dhe që ka dosjen e parë atje. Faktet tregojnë se Beqaj është i zhytur kokë e këmbë në aferën e koncensionit të sterilizimit, sipas një skeme korrupsioni që nuk e mohon dot më askush. Ishte Ilir Beqaj që firmosi hapjen e procedurës për koncensionin 10-vjeçar të serilizimit. Ishte Ilir Beqaj që firmosi sistemin e pikëzimit, ku shpallet fituese kompania e Ilir Rrapajt, e krijuar dy muaj para se të hynte në garë dhe pa asnjë eksperiencë. Pasi kopsiti letrat, ishte Ilir Beqaj që firmosi kontratën, që i jep miqve të tij mbi 100 milion euro. SPAK e ka të vërtetuar se para dhe pasi firmosi kontratën, Ilir Beqaj udhëtoi disa herë jashtë vendit me Ilir Rrjepajn dhe administratorin e “Sani service”, Admir Daca, të cilët ishin përfitues direkt nga koncensioni.

Goditja e BE për Portin e Durrësit

Si mundet që BE t’i japë sërish fonde qeverisë shqiptare, kur vitin e kaluar Brukseli anuloi grantin 28 milionë euro për rikonstruksionin e kalatave 1 dhe 2 në terminalin perëndimor të portit më të madh në Shqipëri. Në arsyetimin e ndërkombëtarëve thuhej se qeveria shqiptare nuk ka zbatuar parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit të operatorëve në tenderin për projektin e Portit të Durrësit. Po ashtu Brukseli nënvizoi faktin se kjo marrëveshje duhet të respektonte dispozitat e MSA në fushën e prokurimit publik dhe ndihmës shtetërore.

Lojërat e qeverisë me fondet e BE

Jo vetëm kaq, por qeveria shqiptare ka ndërprerë dhe kontrata me fonde të BE. Rasti më i freskët është Kadastra, e cila vazhdon të jetë me probleme. Në shtator të vitit të kaluar, Bashkimi Europian përmbylli një tender 1.85 milionë euro për ngritjen e sistemit të integruar të informacioni kadastral dhe të tokës në Shqipëri (referuar si ACLIS). Kontrata, e cila është pjesë e një program për ngritjen e sistemit të ri elektronik të Kadastrës dhe dixhitalizimit total të pronave, u fitua nga një bashkim prej dy kompanish, sllovenja Synergise dhe shqiptarja Datech. Por sapo kompanitë do të nisnin punën, qeveria shqiptare dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftuan Bashkimin Europian për anullimin e saj sepse do t’i bënin tenderat vet. Mënjeherë sapo autoritetet shqiptare njoftuan Bashkimin Europian për bllokimin e projektit të pronave, në 26 qershor Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli papritmas një tender me vlerë 4.4 milionë euro për përmirësimin e sistemit ekzistues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Kuptohet nga shifrat se si luhet korrupsioni hapur në Shqipëri.

Mesazhi i qartë i BE për fondet

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shfrytëzuar vetëm gjysmën e fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion që nga viti 2014. Nga 30 miliardë euro që përmban Plani i Investimeve, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina kanë mundur të përdorin vetëm 16 miliardë. Por nga Samiti, liderët evropianë dhanë një mesazh shumë të rëndësishëm, se fondet duhet t’i marrin me meritë. “Fondet duhet t’i marrësh me meritë. Ka disa kushte. Duke ditur që ne kemi pasur edhe disa problematika për të cilat na është tërhequr vëmendja. Ndaj nuk janë shfrytëzuar fondet”. Faktet që përmendëm më sipër vështirësojnë sa më shumë situatën e qeverisë shqiptare.

Te tjera

Lajme te tjera