Sot në një ceremoni të veçantë në emër të Republikës së Shqipërisë, Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, zonja Artemis Malo, së bashku me kolegët e saj të nderuar, ambasadorin e Republikës së Kosovës dhe ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, morën pjesë në një akt përkujtimor për të nderuar sakrificën e të rënëve që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendeve të tyre. Kjo ngjarje simbolizoi një moment bashkimi dhe respekti për të gjithë ata që dhanë jetën për një të ardhme më të mirë për kombet e tyre.
“Sot, në emër të Republikës së Shqipërisë, Ambasadorja e Shqipërisë, së bashku me kolegët e nderuar shqiptarë, Ambasadorin e Republikës së Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, në nderim dhe përkujtim të sakrificës së të rënëve”, njoftoi ambasada e Shqipërisë në Kanada në rrjetet sociale. Kujtojmë se çdo vit në 11 Nëntor, në Ditën e Përkujtimit, (Remembrance Day) Kanadaja kujton sakrificat e veteranëve dhe trimëritë e të rënëve në të gjitha luftërat. Qytetarët e saj vendosin simbolin e lulëkuqes në kraharor dhe mbajnë një minute heshtje në orën 11 të ditës së 11-të të muajit të 11-të për të nderuar sakrificat e mbi një milion bashkëkombësve, burra dhe gra, që kanë shërbyer në radhët e ushtrisë dhe mbi 110.000 vetëve që kanë dhënë jetën.