E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Përdorimi i armëve me rreze të gjatë ndaj Rusisë, Biden i jep “OK” Ukrainës!

Share

Presidenti Joe Biden i ka dhënë “OK” Ukrainës për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur brenda territorit Rusisë.

Sipas asaj që raporton “Reuters”, Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me rreze të gjatë në ditët në vijim, pa zbuluar detaje për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale.

Masa e SHBA-së vjen pas disa muajsh kërkesash të Volodymyr Zelensky për të lejuar ushtrinë e Ukrainës të përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse larg kufirit të saj.

Ndryshimi vjen pas vendosjes së trupave tokësore të Koresë së Veriut nga Rusia për të plotësuar forcat e veta, një zhvillim që ka shkaktuar alarm në Uashington dhe Kiev.  Sulmet e para të thella ka të ngjarë të kryhen duke përdorur raketa ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 190 milje, sipas burimeve.

Te tjera

Lajme te tjera