E enjte, 20 Mars, 2025

Nga Taulanda Jupi, Mirela Karabina, te Azgan Haklaj, Shemsi Premçi dhe Endri Hasa Lulzim Basha sfidon Ramën e Berishën, zbulon 55 kandidatët e parë për deputet për zgjedhjet e 11 majit të Demokratëve Euroatlantikë dhe përgatit koalicionin kundër “Trekëndëshit të Bermudës”

Share

Rigels Seliman

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, njoftoi dje në mbrëmje nisjen e rrugëtimit drejt zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar të grupit të parë të kandidatëve për deputetë në Parlamentin e ardhshëm. Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se kandidatët janë përzgjedhur pas një konsultimi të gjerë me qytetarët dhe përfaqësojnë integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Ai thekson se gara do të zhvillohet me lista të hapura, duke i lënë qytetarëve të drejtën e përzgjedhjes. “Ne besojmë tek politika si shërbim ndaj qytetarëve, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin”, deklaroi Basha. Ai shton se programi i Demokratëve Euroatlantikë do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit, mirëqeverisjen dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në fusha si ekonomia, arsimi dhe drejtësia. Basha më tej thotë se zgjedhjet e 11 majit do të jenë një mundësi për ndëshkimin e klasës politike të tranzicionit dhe për ndërtimin e një politike me “fytyrë njerëzore”, në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë i Bashës

Sot, Demokratët Euroatlantikë nisën rrugëtimin drejt 11 Majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar, të grupit të parë të kandidatëve që do jenë zëri dhe forca juaj në parlamentin e ardhshëm. Ata janë produkt i një konsultimi të gjerë me qytetarët, njerëz me integritet dhe profesionistë të zotë, që jetojnë çdo ditë me shqetësimin e bashkëqytetarëve të tyre, që janë dëshmuar se qëndrojnë për vlerat dhe parimet jo për interesa të vogla personale. Ata, si dhe kandidatët e tjerë që do të marrin miratimin e këshillit në ditët në vijim, do të garojnë në listë të hapur dhe do të jeni ju që do të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në parlamentin ardhshëm. Sepse, ne besojmë tek politika si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë. Kandidatët tanë do të shpalosin, anembanë vendit, programin tonë reformues, që ka në qendër luftën e pakompromis ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen, familjen dhe rininë e jashtëzakonshme shqiptare. Si çdo shqiptar, ne besojmë se Shqipëria meriton më shumë në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në drejtësi, në mbështetje ndaj pensionistëve, në kujdes për shtresat në nevojë, në përparimin drejt BE-së. Kandidatët e Demokratëve Euroatlantikë do të punojnë për ju dhe me ju, për ta bërë këtë të mundur më 11 Maj, si njerëz që kanë dëshmuar me koherencën, vendosmërinë dhe qëndresën e tyre se janë në politikë për t’i shërbyer vetëm qytetarëve, jo karrigeve dhe interesave të vogla meskine. Çdo ditë e më shumë koha i jep të drejtë qëndrimeve tona parimore në përballjen me kastën e pandëshkuar të tranzicionit, e cila nuk i shpëton dot as drejtësisë, as ndëshkimit me votë më 11 Maj.  Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, që meritojnë një politikë me fytyrë njerëzore, ju njohim me listën e parë të kandidatëve të miratuar  nga Këshilli Kombëtari i Demokratëve Euroatlantikë:

Kandidatët

  1. Abaz Tafaj
  2. Albert Kojku
  3. Aleksandër Jushi
  4. Altin Canga
  5. Andi Prifti
  6. Anton Koka
  7. Arben Gjura
  8. Armend Gjana
  9. Artan Murati
  10. Azgan Haklaj
  11. Besnik Babasi
  12. Blerim Kuqja
  13. Bujar Hoxha
  14. Bujar Vreto
  15. Burhan Misiraj
  16. Diana Toma
  17. Edmond Isaku
  18. Elvis Pisku
  19. Emin Cani
  20. Endri Hasa
  21. Eugert Cjapi
  22. Fatmir Gjoci
  23. Franc Shkembi
  24. Gazmend Koduzi
  25. Gëzim Ademaj
  26. Gjergji Nika
  27. Hysen Xhura
  28. Ibrahim Bruka
  29. Jon Myshketa
  30. Laureta Alidinaj
  31. Lulzim Basha
  32. Marcel Hila
  33. Marinela Ziu
  34. Merita Bakiu
  35. Migena Kapllani
  36. Mirela Karabina
  37. Mirjan Kaloshi
  38. Myzafer Elezi
  39. Naim Hasani
  40. Naim Metaj
  41. Neli Demi
  42. Orjola Pampuri
  43. Pëllumb Seferi
  44. Prel Deda
  45. Rajmond Dervishi
  46. Rajna Tullumani
  47. Rudi Erebara
  48. Sajmir Lika
  49. Sami Osmani
  50. Shemsi Premçi
  51. Shpëtim Agolli
  52. Taulanda Jupi
  53. Uran Abazi
  54. Xhevdet Amuli
  55. Xhulieta Kërtusha

Te tjera

Lajme te tjera