E premte, 6 Dhjetor, 2024

Nga “kurthi” që Rithemelimi, Bardhi e PS i ngritën PD zyrtare në Komisionin e Reformës Zgjedhore, te tentativa e mazhorancës për të kapur SPAK dhe pazaret Rama-Berisha, Lulzim Basha zbardh kulisat

Share

Rigels Seliman

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka treguar edhe njëherë se është i vendosur për të denoncuar çdo padrejtësi që iu bëhet qytetarëve shqiptarë nga politikanët kryesorë që kanë dominuar vendin tonë në këto 30 e kusur vite demokraci, veçanërisht nga dyshja Rama-Berisha, por edhe nga deputeti “rebel”, Gazment Bardhi, cili duket se po luan lojën e binomit të sipërpërmendur. Kryedemokrati Basha doli në një konferencë për mediet, ndërsa lëshoi një sërë mesazh të forta. Fillimisht zoti Basha, u ndal tek dështimi i mbledhjes së djeshme të Komisionit të Reformës Zgjedhore, shfaqje të cilën e cilësoi si tërësisht për të hequr vëmendjen nga çështjet thelbësore për shqiptarët. Ai theksoi se i sheh si një komplot të përbashkët të mazhorancës me Rithemelimin dhe deputetët e Bardhit përplasjet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, i cili dështoi këtë të premte në mbledhjen e parë pas gati 2 vitesh. “Teatri i reformës zgjedhore, me regji të Edi Ramës. Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe PS dhe të tjerë që bëjnë sikur shahen ditën e bëjnë pazare ditën, që të mos e lejojnë listën e hapur. Zgjedhjet bëhen në pranverë 2025, ndaj duhet që të vendosen sot rregulla loje për barazinë e votës. Diskutohet për gjithçka përveç kësaj çështje. Përpjekje për ta na hequr nga këto çështje, dikur me tym e shfaqje. Shfaqja e sotme ishte shfaqje e mirëkoordinuar”, deklaroi ai. Për të vërtetuar nëse e duan vërtet reformën zgjedhore për Bashën palët e tjera duhet të shprehen nëse janë dakord me kërkesat e tij. “Listat e hapura, barazia e votës, Shqipëria një zonë elektorale, i jepet fundi se ku do votojë diaspora. Me votë preferenciale që na çon te votimi dhe numërimi elektronik”, u shpreh ai. Por skenari i përbashkët për Bashën është i qartë, ndërsa krahasoi edhe sjelljes e deputetëve të Rithemelimit në Komisionin e Medias me sjelljen dje në Komisionin për Zgjedhoren. “Para dy ditësh u sulën kundër dy zonjave deputete me fjalor, gjeste dhe hakërrime, ndërsa sot ndaj Gjiknurin u sollën si miq të vjetër. Po konferencën e kryetarëve pse nuk e bllokuan?! Përkundrazi, kur doli Açka dhe tha skam marrë njoftim, çuan njoftimin e Nikollës, janë bërë dhe zëdhënës. Dje sulmuan Açkën, sot si nuse krah për krahu me Gjiknurin duke i rrahur shpatullat sepse kanë të njëjtin interes.. Janë fakte”, tha ai.

Kontrolli ndaj SPAK

Më tej kryetari i PD, Lulzim Basha denoncoi dje një tentativë të Partisë Socialiste për të vënë nën kontroll SPAK. Në konferencën për median, Basha zbuloi se në nivelet e larta të socialistëve është diskutuar për ngritjen e një komisioni që synon të kontrollojë drejtësinë. Nëse kjo është e vërtetë tha ai vota e PD-së do të jetë tërësisht kundër. “Tani që SPAK po nis të godasë pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje prodhuar në Rumani për të kontrolluar dhe goditur SPAK e Reformën në drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të Drejtave të Njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Uroj që ky informacion të jem i gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem por nëse  nuk është e gabuar dhe një çështje e tillë është diskutuar këtë javë në nivelet e larta të politikbërësve socialistë dua ti siguroj ata që PD-në do ta kenë 100% në bllok kundër iniciativës së tillë. Manovrat nuk kanë ndalur. Nëse po mendohet nga PS për t’iu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK e institucioneve të drejtësisë mund të llogarisim kundërshtimin e PD. Roli i parlamentit nuk është ti mbivendoset Strukturat antikorrupsion. Roli I vetëm I politikës është ti jetë në dispozicion të drejtësisë”, theksoi ai.

Basha: Ata që bëjnë denoncime ditën, marrin leje për kulla natën

Po ashtu, kreu i PD, është pyetur nga gazetarët përse nuk bën denoncime kundër qeverisë Rama. Lulzim Basha përgjigjen e kishte duke shigjetuar grupin e Rithemelimit, duke thënë se ata që bëjnë sikur denoncojnë ditën e natën marrin leje për kulla. “E para e punës meqë është pyetja e ditës se ja kishte bërë Açkës. Është qesharake që debati publik dhe mediat të përfundojë këtu. Ndërkohë që ata që pretendojnë se bëjnë denoncime ditën, natën marrin leje për kulla. Ndajnë të njëjtin interes se s’duan lista të hapura, reformë zgjedhore. Trekëndëshi i Bermudës po e ndjen presionin nga SPAK, por edhe nevojën për ndryshim që cenon interesat e tyre dhe ka shtuar dozat e angazhimit, konstant kundër PD”, shtoi ai.

Bllokimi i “Zgjedhores”

Sakaq, kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar bllokimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore për shkak se Rithemelimi dhe deputetët e Gazment Bardhit bllokuan sallën. Sipas Bashës Rithemelimi dhe Rama nuk i duan listat e hapura. “As Rama nuk i do listat e hapura. Nëse janë kundër listës së hapur nderi e do ta deklarojnë hapur. Duhet ti pyesni more ju jeni për lista të hapura? Mirë hoxhë çohu të ulet prifti por duhet ti pyesni a janë për lista të hapura. Nëse je kundër listës së hapur ke të njëjtin motiv si Rama nuk e doni komisionin për reformën zgjedhore. Nëse jeni për listë të hapur në vend që të bëni çohu prift të ulet hoxha, veproni ndryshe. Ky është debati që miqësisht i kërkoj dhe medias të mos e injorojmë javën e ardhshme. Që ky proces t’i shërbejë interesit të qytetarëve secila palë duhet të tregojë kartat. PD ka listat e hapura, vota e diasporës… katër kushte. PD dhe unë nuk do ti ndahemi këtij debati derisa shqiptarët ta kenë të qartë se kush po bën çfarë loje”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera