E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Meta dhe Kryemadhi llogari para drejtësisë, Basha: Gënjyen dhe vodhën sa mundën

Share

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka folur për burgosjen e Ilir Metës dhe për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit.

Një nga bashkëpunëtorët tuaj Ilir Meta ndodhet sot në burg me 3 akuza të rënda, gjithashtu edhe Monika Kryemadhi e cila ndodhet në “detyrim paraqitje” dhe po japin llogari para drejtësisë. Keni një koment për këtë?

Lulzim Basha: Çështjet e drejtësisë, janë çështje të drejtësisë. Nuk dua të harxhoj asnjë fjalim më shumë për këtë rast. Meta i bashkohet një grupi të vogël njerëzish që kanë gënjyer aq sa kanë mundur dhe kanë hedhur baltë sa kanë mundur.

Edhe para se të hyja në politikë, më ka mbetur në mendje një shprehje: Nuk është e thënë që gjithçkaje t’i përgjigjesh me të njëjtën gjuhë dhëmbë për dhëmbë. Të gjithë këta që bëjnë këto sulme i përkasin një grupi me të njëjtat vese, formim, qasje ndaj jetës dhe shohin një rrezik për këtë ekosistem kënetor të politikës në Shqipëri. Nuk na bashkon në asgjë, as me synimet dhe qëllimet e tyre politike. Ata janë në politikë për t’i shërbyer vetës së tyre me kostot e shqiptarëve ndërsa unë e kam provuar që edhe me kosto personale do t’iu shërbej shqiptarëve.

Te tjera

Lajme te tjera