E enjte, 20 Mars, 2025

Mësymja e SPAK në Bashkinë e Tiranës, Berisha: Veliaj me 5 drejtorët e tij kanë vjedhur 30 mln euro!

Share

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur sërish akuza ndaj Erion Veliajt, ndërsa tha se ky i fundit bashkë me 5 drejtorët e tij ka vjedhur 30 mln euro prokurime publike.

Nga dritarja e banesës, Berisha u shpreh gjithashtu se paratë e Rrugës së Arbrit po i vjedh Olsi Rama me Demin dhe Gjokën, teksa shtoi se çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri.

“Këto ditë keni dëgjuar se u bënë disa kontrolle te zyrtarët e Erion Veliajt. A e dini ju se çfarë janë ato? Belind Këlliçi ka denoncuar që në maj të vitit të kaluar kompaninë e famshme ‘5D’.  ‘5D’ do të thotë 5 drejtora. 5 drejtora të bashkisë me në krye Erion Veliajn, kanë vjedhur 30 mln euro prokurorime, para publike me familjarët e tyre.

Po rruga e Arbrit. Të dashur miq! Rruga e Arbërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara. Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj. A ka vjedhje më të madhe?

Shikoni pse. Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën do të shikoni tabelat mbrapa, ‘Gjoka Kompani’. Pra paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri. Të gjitha këto e tmerrojnë Edi Ramën ndaj dhe ai bën çdo gjë të mbajë pushtetin me çdo kusht sepse e di, se ndëshkimi për këto vjedhje do të jetë i jashtëzakonshëm për të dhe organizatën e tij kriminale”, u shpreh Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera