E enjte, 20 Mars, 2025

Media austriake “nxin” Ramën: BE të shohë përtej fasadës, qeveria shqiptare e zhytur në korrupsion

Share

Transmetuesi publik austriak, ORF, ka publikuar një artikull goditës për qeverinë. Duke u ndalur te turizmi, nuk lihet pas as korrupsioni dhe krimi.

Sipas shkrimit, drejtuesit e BE, Ursula von der Leyen dhe kancelari Olaf Scholz e vlerësojnë kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me BE-në, por kjo është vetëm fasadë.

Kryeministri socialist Edi Rama është pro-evropian, por stili i tij i drejtimit kritikohet si mjaft autoritar. Qeveria po hetohet vazhdimisht për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar”, thekson ORF.

Rrjeti austriak ka intervistuar profesorin e Universitetit të Vjenës, historianin dhe njohësin e mirë të Shqipërisë, Oliver Jens Schmitt.

Është e habitshme se si udhëheqja politike e Perëndimit bie gjithmonë brenda për figura si Edi Rama dhe pozicionohen pa u përpjekur që të shohin përtej fasadës. Nëse BE ecën me logjikën se ai është i gatshëm dhe i aftë për të bashkëpunuar, atëherë Rama përputhet me këtë logjikë. Por nëse bëhet fjalë për shtetin e të drejtës dhe funksionimin e demokracisë, atëherë situata në Shqipëri është problematike.

Edi Rama vetë është bërë i madh si politikan e të ashtuquajturës Parti Socialiste të post-komunizmit, të cilën e drejton me dorë të fortë, një një sistem që nuk është më demokraci funksionale”, thotë Schmitt.

Në reportazh thuhet se një seri zyrtarësh të lartë në Shqipëri janë dënuar për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Ish-ministri i Mjedisit është dënuar me gjysmë vite e burg për një incenerator, që ka zhdukur miliona euro. Ish-ministri i Brendshëm është dënuar me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Ai ka ndihmuar një bandë mafioze shqiptare në Itali. Dhe ish-zëvendësi i Ramës dhe ish-zëvendëskryeministri është arratisur nga Shqipëria pasi hetohet për korrupsion dhe pastrim parash”, vijohet më tej.

Te tjera

Lajme te tjera