E martë, 20 Maj, 2025

Me Vullnet Sinajn drejt Shqipërisë që duam në çdo cep të saj, nga Vlora në Delvinë e Sherisht

Share

Në prag të datës 11 maj, Vullnet Sinaj, kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë, ka intensifikuar takimet me qytetarët në çdo bashki dhe njësi administrative të zonës, duke u kthyer në një zë të fortë të vizionit për një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të barabartë. Nga qendra urbane e Vlorës, te qytetet më të vogla si Delvina, dhe deri në fshatra të thellë si Sherishta, Sinaj është pritur ngrohtësisht dhe ka zhvilluar bashkëbisedime të hapura me komunitetin.

Në çdo ndalesë, ai ka theksuar rëndësinë e rritjes së mbështetjes për bashkitë më të vogla, duke u zotuar se do të angazhohet për rritjen e buxheteve dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Në Delvinë, Vullnet Sinaj ka qenë i qartë në prioritetin e tij për të forcuar kapacitetet vendore dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në zona që për shumë kohë kanë qenë të nënvlerësuara. Po ashtu, nga Vlora ai ka dhënë mesazhe të qarta për orientimin europian të Shqipërisë dhe për vazhdimësinë e reformave.

Sherishta, një fshat simbolik për shpirtin mikpritës dhe punëtor të jugut, e ka pritur kandidatin Sinaj me entuziazëm dhe energji. Mesazhi i tij – për një Shqipëri që nuk lë askënd pas, për një zhvillim të ekuilibruar territorial dhe për një përfaqësim dinjitoz të çdo komuniteti – ka gjetur jehonë të fortë në zemrat e qytetarëve. Me #VotoVullnetSinaj dhe #VetëmPërpara, kjo fushatë nuk është thjesht një garë – është një thirrje për më shumë përgjegjësi, më shumë drejtim dhe më shumë besim te e ardhmja.

Ja reagimi i Z. Sinaj:

Sherisht: Bashkëbisedim i hapur dhe ambient mikpritës nga banorët e Sherishtës. Synimi ynë i përbashkët për Shqipërinë që duam është misioni e vizioni ynë me datën 11 maj. #VotoVullnetSinaj #KrenarpërShqipërinë #VetëmPërpara

Vlorë: Në Vlorë në një takim me mbështetës dhe simpatizantë ku folëm mbi arritjet e deritanishme dhe mbi planet për të ardhmen. Me 11 maj ecim para drejt Bashkimit Europian dhe Shqipërisë që duam. #VotoVullnetSinaj#KrenarpërShqipërinë#VetëmPërpara.

Delvinë: Në Delvinë u zotova se do të punoj që bashkive të vogla t’iu rritet buxheti në mandatin e ardhshëm. #VotoVullnetSinaj #KrenarpërShqipërinë #VetëmPërpara

Te tjera

Lajme te tjera