E enjte, 20 Mars, 2025

Mbërrijnë helikopterët e parë “Black Hawk”, SHBA: Krenarë për partneritetin me Shqipërinë

Share

Kanë mbërritur në Tiranë dy helikopterët e parë “Black Hawk” nga SHBA. Ambasada amerikane njofton se ata erdhën përmes një avioni transportues, teksa thekson se do të përdoren për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Haëk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, njofton ambasada.

Te tjera

Lajme te tjera