E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Masat e SPAK për gazetarët, reagon Sali Berisha: Elton Qyno një hero, Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! Ja pse Altin Dumani bëri këtë poshtërsi

Share

Sali Berisha ka reaguar pas lëshimit të masave ndaluese nga SPAK për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Berisha ishte në një konferencë “live” me gazetarët, kur komentoi këtë zhvilim.

Ai mori në mbrojtje gazetarin Elton Qyno duke e quajtur si guximtar që ka ekspozuar lidhjet e qeverisë me krimin, por të njëjtën gjë nuk e bëri me gazetarin Artan Hoxha, me të cilin ka pasur disa përplasje publike në të kaluarën.

“Ata që vendosën këto masa, ata kërkojnë të mbyllin kanalet e transparencës së mediave. Vendosja e masave ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer sa së fundmi, sa u detyrua të vendosë një masë arrest shtëpie, ndërkohë që informoj publikun se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv i bandës Bajri-Gjoka.

Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin. Lidhja qëndron me poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku”, deklaroi Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera