E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Mallkimi i Bashës: Kush ka frikë nga SPAK, Zoti e lëntë pa gjumë! Bllokimi i ‘Zgjedhores’ qarravitje, për interesa personale

Share

Në konferencën e tij tashmë të përjavshme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, hodhi sërish akuza kundrejt mazhorancës se ka targetuar institucionin e Prokurorisë së Posaçme me qëllim kontrollin e tij. Basha tha se përgjigja e mazhorancës ka shtuar edhe më shumë dyshimet në lidhje me këtë indicie që PD ka pasur për kontrollin e institucionit të SPAK.

Basha kërkoi të bëhet gjithçka për shtetin ligjor duke dhënë mbështetje pa kushte në punën e SPAK që sipas tij po nga politika. Kryedemokrati tha se qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë këtë indicie, duke mos dhënë një përgjigje të prerë, e theksoi se mënyra për të kontrolluar institucionet është parashikuar brenda në kushtetutë.

‘E vetmja gjë që po fillon të funksionojë në Reformën në Drejtësi, është SPAK-u, i cili tani po targetohet nga qeveria. Javën e kaluar ndava një informacion dhe kërkova të përgënjeshtrohet, por përgjigja ka shtuar dyshimet. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë pa ekuivokë këtë informacion e ka fshehur e ka sheqerosur, por nuk kemi një përgjigje të prerë. Ky përbën një shqetësim të madh për publikun shqiptar dhe për fatin e shtetit të së drejtës. Kontrollet kushtetuese janë të përcaktuara. Se do të thonë se kemi për SPAK-un po për institucione të pavarura… Urimi im jua shtoftë zoti panikun. Kush ka panik nga hetimet e SPAK-ut ua shtoftë zoti, i lëntë zoti pa gjumë. Nëse s’keni panik mënyra për ta kontrolluar këtë janë brenda kushtetutës.’- tha Basha.

Te tjera

Lajme te tjera