E premte, 6 Dhjetor, 2024

“Mafia shtetërore u sul kundër fjalës së lirë”, Berisha akuza Ramës nga dritarja e banesës: Vëllai siamez i Enver Hoxhës

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, para mbështetësve që janë grumbulluar sërish poshtë pallatit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha lëshoi disa akuza ndaj kryeministrit Rama, teksa e krahasoi atë edhe me ish-diktatorin Enver Hoxha. Më tej ai shtoi se rilindja e Ramës, është gjëja më e keqe që i ka ndodhur popullit shqiptarë.

Berisha nuk harroi të përshëndeste mbështetësit e tij, të cilët prej më shumë se dy javësh mblidhen poshtë banesës, ku ai po vaun masën arrest shtëpie.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të nxehta. Përulem me mirënjohje të pakufishme para jush, djem e vajza, burra e gra, që zhvilloni çdo natë në këtë rrugë, një nga betejat ndër më të  mëdhatë në historinë e këtij vendi.

Zhvilloni këtu betejën pa kthim kundër të keqes së madhe që ka kapluar qenien shqiptare, që ka kapluar lirinë, dinjitetin, por edhe identitetin e këtij kombi.

Kjo  e keqe quhet rilindja e Edi Ramës. Miqtë e mi, ju u ngritët në një  moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, u ngritët kur Edi Rama, aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit që qeveris këtë vend, mendoi dhe besoi se i dha opozitës goditjen nukleare, se shndërroi këtë rrugë, pallat, ballkon në ballkonin e frikës dhe tmerrit për shqiptarët.

Kurse ju, të rinj dhe të reja, burra dhe gra me dinjitet, njerëz të lirë, atdhetarë erdhët në këtë rrugicë, e shndërruat atë rrufeshëm, në një rrugë shprese, në një rrugë, ndriçimi, guximi, dinjiteti për çdo shqiptar që i thotë  dinjitetit, dinjitet, lirisë, liri, shpresës, shpresë dhe Shqipërisë, Shqipëri.

Kjo betejë është  e shenjtë aq sa është shenjtë për njeriun liria e tij. Kjo betejë është  e shenjtë aq sa është i shenjtë për njeriun, dinjiteti i shenjtë. Kjo betejë është  e shenjtë aq sa është i shenjtë për qytetarin i shenjtë, dheu i tij.

Miqtë e mi! Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, mafia e tij shtetërore, u sul me tërbim kundër fjalës së lirë.

Mbylli televizione, media. I shembi kryeqytetit dhe kombit, simbolin e mrekullueshëm, Teatrin e tij Kombëtar. Edi Rama një lloj si një bandit, pa ligj, moral, dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astir, tek Unaza, njëlloj si një pushtues i egër.

Mashtroi studentët. Edi Rama në projektin e tij ogurzi të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, vendosi votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre, në kontrollin e tij, të bandave të tij, të parave të krimit të tij.

Ai ja doli me fuqinë e korrupsionit të mposhtë, kontrollojë opozitën dhe pas kësaj mendoi se Shqipëria pa opozitë, si Shqipëria e dajos së tij, që firmoste ekzekutimin e Genc Lekës, Vilson Blloshmit, që firmoste ekzekutimin e dhjetëra e dhjetëra intelektualëve shqiptarë.

Njëlloj si Shqipëria e babait të tij që firmoste varjen në litar të Havzi Nelës të ishte një Shqipëri  pa opozitë, ku ai si padrino i saj të merrte çdo vendim, të kryente çdo akt, të bënte ndaj shqiptarëve atë që nuk e ka bërë deri më sot asnjë pushtues.

Nga kjo tribunë e juaja, tribunë e lirisë, e dinjitetit, guximit ju ftoni, apeloni ndjenjat patriotike të çdo shqiptari. Shqiptarë, atdhetarë kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën”, u shpreh ai.

Te tjera

Lajme te tjera