E premte, 6 Dhjetor, 2024

Lulzim Basha dorëzon projektligjin për vetingun në politikë, ja si do fundosen deputetët që kanë vila në bregdet, makina luksoze e dhjetëra apartamente, zbardhen emrat e rrezikuar

Share

Me lëvizjen që është bërë ditën e djeshme nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mund të tronditet e gjithë politika shqiptare. Kryedemokrati dorëzoi në Parlament projektligjin për vetingun e politikanëve. Lulzim Basha paralajmëroi se përmes kësaj nisme kërkohet që të mundësohet “kontrolli i detajuar i pasurisë së  çdo politikani të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme dhe mundësinë e bashkëpunimit me krimin e organizuar. “Kam depozituar projektligjin për vetingun e politikanëve. Siç e pata njoftuar grupi i punës ka bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin me detajuar të pasurisë së çdo politikani, të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme dhe mundësinë e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Duhet që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë. Nuk ka më asnjë alibi, çdo deputet duhet të shprehet përmes votës së tij për ligjin e vettingut të politikanëve. Duhet t’i tregojmë shqiptarëve cilët janë politikanët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe për t’i dhënë shqiptarëve një politikë të pastër”, tha Basha mes të tjerash.

“Tërmeti” që do të përfshijë politikën

Që të miratohet ky projektligj do shumë punë, pasi vetë politikanët nuk do të votojnë një ligj që në fund fundos shumicën prej tyre. Megjithatë situata mund të ndryshojë, ashtu siç ndodhi me Reformën në Drejtësi, i cili tani ka nisur arrestimet në radhët e politikës. Si SPAK, edhe ky ligj mund të miratohet me presione nga ndërkombëtarët. Çështja e vetingut në politikë është prekur disa herë dhe vetë deputetët kanë thënë se çdo vit për ta ka veting, pasi ata e deklarojnë pasurinë. Por vetingu në drejtësi ka nxjerrë disa defekte sa i takon punës së ILDKP, institucioni përgjegjës për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve. Ka shumë raste kur ILDKP i ka nxjerrë të pastër gjyqtarët dhe KPK ka gjetur shumë shkelje. Deputetët vazhdimisht kanë sulmuar njëri-tjetrin si të korruptuar dhe lidhur me krimin, por kur vjen puna te pasuria, askush nuk ja përmend njëri-tjetrit, pasi duket se ka një konsensus të fshehtë që kjo pikë nuk diskutohet. Nëse shihen deklarimet që politikanët kanë bërë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive, ka emra me pasuri shumë të lartë. Për shumicën e deputetëve, të afërmit e tyre kanë pasuri qindra milionë lekë. Disa kanë bashkëshortët me kompani, apartamente dhe makina luksoze. Disa të tjerë kanë shpenzuar qindra milionë lekë për fëmijët që ju jetojnë e studiojnë jashtë. Pra duket qartë se përse opozita i druhet një vetingu pasuror që do të shtrihet deri te familjarët. Nëse përmendim disa prej tyre

Berisha dhe Kryemadhi

Nëse shkojmë te Berisha. Ky i fundit ka deklaruar vetëm një apartament, por e marrin në qafë fëmijët. Edhe vajza e tij ka deklaruar vilën te Gjiri i Lalëzit, ku shprehet se është blerë me paratë e bashkëshortit. Po ashtu ka deklaruar 3 apartamente me vlerë totale afro 500 mijë euro. Ka deklaruar 3 bodrume dhe tokë në Priskë. Le më pastaj pasuritë e dhëndrit dhe djalit.

Edi Rama

Te Rama, ka shumë pikëpyetje banesa. Ai e ka deklaruar ndërtesën në Surrel me vlerë 400 milionë lekë të vjetra ku është shprehur se ka marrë kredi. Më pas nëpër media ka thënë se ka punuar emigrant. Një herë tjetër ka thënë se e ka ndihmuar gruaja. SPAK duhet të vërtetojë si e ka ndërtuar. Po ashtu Rama çdo vit deklaron mijëra dollarë të ardhura nga pikturat, që askush nuk e di se si i ka vënë. Po ashtu televizionet dhe Podcastet që hap çdo vit nuk dihet se me çfarë lekësh i menaxhon.

Monika Kryemadhi

Nëse nis hetimi pasuror, Kryemadhi është më e rrezikuara, pasi  bashkë me Metën u futën në politikë mjaft të varfër, por deklaratat zyrtare zbulojnë një pasuri të konsiderueshme. Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë në Golem, 327 metra katror. Ai kishte marrë një hua 60 mijë dollarë nga Banka Italo Shqiptare për blerjen I njëjti deklarim ka vazhduar deri në 2006, kur çifti deklaron se e ka shitur shtëpinë në Golem 300 mijë euro. Monika Kryemadhi në 26 mars të 2007 ka blerë 500 metra katror tokë arë dhe 200 metra truall në vlerën e 5 milionë lekëve në rrugën Teodor Keko në Tiranë. Edhe pse pjesa dërrmuese ishte tokë arë ku nuk lejohet ndërtimi, çuditërisht firmoset një kontratë sipërmarrje me kompaninë AgiKons për ndërtimin e një pallati. Kryemadhi përfitonte plot 35 % të sipërfaqes së ndërtimit prej 1900 metra katrorë për kat. Pak a shumë, ajo përfitonte 1/3 e sipërfaqes, një koeficent mjaft i lartë në krahasim me kontrata të tilla të zakonshme. Pra, me 5 milionë lekë të investuara për tokën, pasuria e familjes Meta-Kryemadhi kapte vlerë miliona euro. Në vitin 2010 familja Meta ka blerë një apartament banimi 200 metra katror, me adresë “rruga Brigada VIII” me vlerë 400 mijë euro. Nga kjo shumë, 200 mijë janë marrë kredi dhe 200 janë nga paratë që kanë deklaruar më parë. Në vitin 2010 ata kanë siguruar një vile me 2 kate me sipërfaqe 317 metra katror te Gjiri i Lalzit. Ai është fqinj me aleatin e vjetër Sali Berisha. Sipas deklarimit, për vilën është bërë një këmbim mes Kryemadhit dhe shoqërisë “Lura” me 300 metra katror ambiente tregtare në Pallatin në Tiranë.

Deputetët e tjerë të rrezikuar

Si nga ana e demokratëve, por edhe socialistëve ka deklarime të makinave luksoze, banesa dhe rrugë nga më të ndryshmet të fitimit të parave. Por shumë prej tyre kanë fshehur tek familjarët e tyre pasuri. Këtë fakt e vërtetoi shumë qartë situata e Arben Ahmetaj, i cili sot është shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash. Të rrezikuar në këtë mes sipas akuzave që janë bërë tani publikisht janë dhe Edi Paloka dhe Flamur Noka. Në pasuritë e Palokës shfaqet një vilë në Golem, pronar tokash në Kavajë, makinë Range Rover, 2 pasuri në Tiranë. Pyetja është ku i gjeti paratë?. Nga ana tjetër Flamur Noka akuzohet se ka fshehur  posedimin e një vile 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Gjithashtu ka dhe shumë deputetë të tjerë që mund të dalin zbuluar.   Të gjitha këto mund ti nxjerrë në shesh vetingu në politikë.

Te tjera

Lajme te tjera