E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Luftojnë për një karrige të qelbur përmes lëpirjes dhe servilizmit. S’ka bashkim Berisha-Bardhi

Share

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi thekson se nuk ka bashkim real mes “Rithemelimit” dhe grupimit tē drejtuar nga Gazmend Bardhi. I ftuar nē emisionin “Breaking” me Dafina Hysēn, nē Top News, Murrizi ka shpërthyer nē akuza të ashpra ndaj Bardhit dhe disa deputetëve demokratë.

“Luftojnë pēr një karrige të qelbur pērmes lëpirjes dhe servilizmit. S’ka bashkim Berisha-Bardhi, pasi Berisha e njeh Bardhin si kreun e grupit parlamentar, por Bardhi nuk e njeh Berishën si kryetar”.

Sipas Murrizit, si Basha ashtu edhe Bardhi janë promovuar pa merita nē PD.
“Si e mori Berisha-Bashën në krye të PD, ashtu e mori Basha Gazin në parti”

Sa i përket debateve pēr komisionin e posaçēm të Reformēs Zgjedhore, ish deputeti demokrat i sheh si pretekst dhe thekson se grupimi i Berishës duhet të angazhohet në kuvend për të bërë ndryshimet e duhura.

“Listat e mbyllura i ka shqyer Myslim Murrizi kur iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, jo “Lul byreku”. Berisha dhe mbështetësit e tij duhet të luajnë fort në kuvend, të mos mbeten të varur nga njē grup njerēzish pa stof politik, pa vota, qē janē bērë faktor fals. Tē prishet pazari i pistê i vitit 2008. Nuk ka nevojë pēr komision bipartizan, pēr tre minuta i bēnē ndryshimet në 2008″.

Te tjera

Lajme te tjera