E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Lufta e Tretë Botërore po “troket”, Rusia nis përgatitjen e ushtrisë për t’u përballur me SHBA-në dhe NATO-n!

Share

Mundësia e një lufte mes Rusisë dhe NATO-s duket më pranë se kurrë. Sulmet e fundit ukrainase brenda territorit rus me armët dhe dronët e Perëndimit, kanë detyruar Moskën të ndërmarrë veprime konkrete.  

Mesa duket Rusia po përgatitet për një përballje të drejtë për drejtë me SHBA-në dhe Moska ka dhënë shenjat e para se po bën gati ushtrinë për t’u përballur.

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov ka ngarkuar Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse të përgatisë propozime për një përgjigje të shpejtë ndaj provokimit të SHBA me dron mbi ujërat e Detit të Zi, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ministria vuri në dukje rritjen e intensitetit të aktiviteteve të mjeteve ajrore strategjike amerikane pa pilot mbi Detin e Zi, të cilat po kryejnë zbulimin dhe shënjestrimin e armëve precize të furnizuara nga vendet perëndimore për forcat e armatosura të Ukrainës për sulme ndaj Rusisë.

Ministri rus i Mbrojtjes Andrey Belousov i dha udhëzime Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse për të përgatitur propozime për një përgjigje të shpejtë ndaj provokimeve”, tha ushtria, raporton Tass.

Sipas ministrisë, fluturimet e dronëve strategjikë amerikanë mbi Detin e Zi rrisin probabilitetin e incidenteve me avionët e Forcave Ajrore Ruse, gjë që rrit rrezikun e konfrontimit të drejtpërdrejtë midis aleancës dhe Rusisë.

Aktivitete të tilla sipas Moskës, tregojnë përfshirjen e plotë të SHBA-së dhe NATO-s në konfliktin me Ukrainës, teksa paralajmëroi se NATO do të jetë përgjegjëse për nisjen e një lufte botërore me provokime të tilla.

Kjo tregon përfshirjen në rritje të SHBA-së dhe vendeve të NATO-s në konfliktin në Ukrainë në anën e regjimit të Kievit. Fluturime të tilla shumëfishojnë mundësinë e incidenteve në hapësirën ajrore me avionët e Forcave Ajrore Ruse, gjë që rrit rrezikun e konfrontimit të drejtpërdrejtë mes aleancës dhe Rusisë dhe vendet e NATO-s do të jenë përgjegjëse për këtë”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë që zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev gjatë seancës plenare të Forumit Ligjor Ndërkombëtar në Shën-Pertersburg deklaroi se bota ka arritur në një pikë pa kthim.

Medvedev, njeriu hije i Vladimir Putin dhe që shpesh herë ka pasur një qasje tepër cinike me Ukrainës, ka bërë të qartë Ukrainës propozimin e paqes, në të kundërt sipas Medvedev, negociatat e mëvonshme do të zhvillohen në kushte shumë më të këqija për Kievin. 

Sot bota ka ndryshuar rrënjësisht në krahasim me më parë. Fatkeqësisht, në thelb ka arritur pikën pa kthim dhe bashkë me të edhe sistemi ligjor. Qëllimi ynë i përbashkët është të bëjmë gjithçka për të gjetur një bazë për të zgjidhur kontradiktat që tani janë në kufi. Propozimi rus i paqes për Ukrainën është urgjent dhe negociatat e mëvonshme do të zhvillohen në kushte më të këqija për Kievin“, tha ai.

Po ashtu, Medvedev kërkoi nga perëndimi që të heq të gjitha sanksionet nëse duan që të ketë një fillim të negociatave me Ukrainën.

Një zgjidhje për krizën ukrainase është e pamundur pa heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Homologët tanë në dialog nuk duhet të thonë se sanksionet do të mbeten në fuqi, sepse nëse është kështu atëherë kriza do të vazhdojë”.

Te tjera

Lajme te tjera