E premte, 6 Dhjetor, 2024

Lista/ Nga NATO e OKB, te Tatimet, Doganat, BSH dhe ministritë, ku i kanë punësuar familjarët ministrat dhe deputetët?   

Share

Ja institucionet ku janë punësuar fëmijët, gratë apo bashkëshortët e politikanëve…

Gratë, bashkëshortët, fëmijët dhe të afërmit e politikanëve gjithmonë janë më të privilegjuarit. Ndonëse në shumë shtete demokratike ata janë të barabartë me qytetarët, në Shqipëri fëmijët dhe bashkëshortët e politikanëve janë ata që marrin punët më të mira dhe pse jo, paguhen në disa institucione pa shkuar asnjë ditë në punë.

Pamfleti” prej disa ditësh ka publikuar të dhënat pasurore të ministrave dhe të deputetëve, por sot po publikojmë listën e familjarëve të tyre që janë sistemuar me punë në institucionet publike, por jo vetëm.

Të dhënat janë marrë në deklarimin që kanë bërë ata në ILDKP për vitin 2022 dhe janë 23 emra që kanë treguar se të afërmit i kanë në institucionet publike. Shumë të tjerë kanë deklaruar se i kanë në shtet, por kanë fshehur emrat e institucioneve.

Shumë të afërm ministrash e deputetësh punojnë te Doganat, Tatimet, në ministri, bashki dhe institucione të tjera. Por ka dhe nga ata që kanë prekur institucionet ndërkombëtare, siç janë NATO dhe OKB.

Disa të tjerë i kanë të punësuar në bashki, ISSH, OST, Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo Agjencia e Kadastrës. Më poshtë është lista që tregon se ku i kanë sistemuar politikanët familjarët e tyre.

Ja ku janë punësuar familjarët e politikanëve:

1.       Albana Koçiu, bashkëshorti te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

2.       Arbjan Mazniku, bashkëshortja e punësuar te Këshilli i Ministrave

3.       Ogerta Manstriliu, bashkëshorti tek Ambasada e Çekisë

4.       Antoneta Dhima, bashkëshorti i punësuar tek Albpetrol, djali te Banka e Shqipërisë

5.       Bardhyl Kollçaku, bashkëshortja te Ministria e Mbrojtjes, djali në NATO

6.       Bujar Çela, bashkëshortja e punësuar te Bashkia e Lushnjes

7.       Denis Deliu, bashkëshortja tek Institucioni i Komisionerëve Publikë

8.       Eduart Ndreca, bashkëshortja te Zyra Arsimore Lezhë

9.       Evis Kushi, bashkëshorti tek OST

10.   Fadil Nasufi, vajza te Fondi Shqiptar i Zhvillimit

11.   Fatmir Mediu, bashkëshortja te Ministria e Transportit

12.   Ferdinad Xhaferraj, vajza te Koorporata e Investimeve Shqiptare

13.   Florenc Spaho, bashkëshortja te Bashkia Elbasan

14.   Gertjan Deda, bashkëshortja tek Agjencia e Kadastrës

15.   Gerta Bardeli, bashkëshorti në Bashkinë e Shkodrës

16.   Ilir Ndraxhi, vajza te Hekurudha Shqiptare

17.   Ilir Topi, bashkëshortja te Zyra Arsimore Tiranë

18.   Milva Ekonomi, vajza tek United Nations Development Programme (OKB)

19.   Nasip Naço, vajza tek Agjencia e Sigurimit të Depozitave

20.   Qani Xhafa, vajza te Ministria e Turizmit

21.   Samir Hasalla, bashkëshortja tek ISSH Elbasan

22.   Shpëtim Idrizi, bashkëshortja te Banka e Shqipërisë

23.   Etilda Gjonaj, bashkëshorti te Drejtoria e Tatimeve/ 

Te tjera

Lajme te tjera